AKTUALITET

VIDEO/ Vrasje për hakmarrje? Historia në 2011-ën që dyshohet se u përfshi Fatbardh Lici

08:52 - 10.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën mëngjesin e sotëm, ndërsa një 53-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri.




Gazeta Shqiptare sjell pamje nga vendi ku u ekzekutua sot shtetasi Fatbardh Lici në Shkodër. Uniformat blu bënë të ditur se u njoftua rreth orës 07:15 se në lagjen Guerile, Shkodër, është vrarë me armë zjarri 53-vjeçari, banues në lagjen Guerile Shkodër.

Ai dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemaj, ngjarje kjo e ndodhur në 2011.

Por si ka ndodhur asokohe? Gazeta Shqiptare sjell se çfarë ndodhi konkretisht më 15 mars të 2011, ku u ekzekutua asokohe 45-vjeçari Kurmemaj.

VRASJA NË 2011:

7 vite më parë një vrasje trondiste Shkodrën. Një i dënuar për vrasje, i dalë me leje nga burgu i Shënkollit, Astrit Kurmemaj, po kthehej në shtëpi, kur në një rrugicë të lagjes “Kiras” e prisnin atentatorët.

E vetmja pistë për policinë ishte ajo e gjakmarrjes, pas përfshirjes së emrit të Kurmemajt në dy vrasje: e para në atë të Genc Muçës, për të cilën mori pafajësinë, dhe ajo e kushëririt të viktimës, Luan Muça, për të cilën po kryen dënimin me 14 vjet burg.

Krimi
Megjithëse ishte i dënuar për veprën penale të vrasjes, Astrit Kurmemaj kishte arritur të fitonte një leje 5-ditore nga drejtuesit e burgut të Shënkollit.

Ka qenë ora rreth 15.30, kur në një rrugë dytësore të lagjes periferike të qytetit të Shkodrës, rreth 500 metra larg shtëpisë së viktimës, 45-vjeçari Astrit Kurmemaj është qëlluar me një plumb pas koke. Viktima ka qenë duke lëvizur vetëm në këmbë dhe në kokë mbante një kapelë, si dhe një palë syze të mëdha dielli, për të mos u njohur nga kalimtarët e rastësishëm, gjithmonë duke u ruajtur nga frika e hakmarrjes. Gjatë kohës që Kurmemaj ka qenë duke u kthyer për në banesën e tij, pranë i është afruar një person dhe e ka qëlluar me pistoletë drejt e në kokë.

Plumbi e ka rrëzuar përtokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa autori i ngjarjes është larguar me shpejtësi, pa mundur të identifikohet dot nëpër rrugicat e shumta, që ndodhen në afërsi të vendit ku ka ndodhur ngjarja. Siç duket, autori i krimit ka pasur informacione të sakta në lidhje me vendndodhjen e shënjestrës së tij dhe rrugën nga do të lëvizte.

Madje, autori ka qenë aq i saktë në veprime, saqë viktima nuk ka arritur ta nuhasë fare, duke u qëlluar pabesisht pas koke.
Për policinë, nuk ka pasur asnjë dyshim se krimi ka pasur si shkak gjakmarrjen, duke e lidhur me ngjarjet me familjen Muça. Në vitin 1998 u vra Genc Muça, ndërsa në vitin 2002 Besnik Kurmemaj. Ekzekutimet vazhduan në vitin 2003 me Luan Muçën, dhe më pas me Astrit Kurmemaj.

Emin Spahija

Emri i Astrit Kurmemajt u nxor nga policia e Shkodrës në gusht të vitit 2004, pas ekzekutimit të kryemisionarit të pajtimit, Emin Spahija. Policia e cilësoi Kurmemajn, në atë kohë në kërkim, si person të dyshuar. Spahija rezulton se kishte ndërhyrë mes dy familjeve Kurmemaj dhe Muça për t’u pajtuar pas vrasjes së Genc Muçës.

Me gjithë variantin e policisë, nuk u gjetën prova dhe familja e viktimës Spahia pohoi se nuk kishte asnjë dyshim mbi Kurmemajn. Krimi ndaj Spahisë, kryer para shtëpisë së tij në Shkodër, ka mbetur mister.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.