BLUETOOTH

Pushime në Mikonos, Eros Ramazzoti ‘flirton’ me Angela Martinin në sy të bashkëshortit

16:10 - 11.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ai është një nga këngëtarët italian shumë i njohur për publikun shqiptar dhe i preferuar, gjithashtu. Po flasim pikërisht për Eros Ramazzotin. Por nuk i referohemi një prej sukseseve të tij në muzikë, por si periudhë pushimesh, jemi fokusuar tek fakti se me kë është duke kaluar pushimet ai. Asnjërit nuk ia priste mendja, por Ramazzoti është pikërisht me modelen shqiptare Angela Martini.




Së bashku me Angelën dhe bashkëshortin e saj, të shoqëruar dhe nga miq të tjerë, ata shfaqen në një jaht e më pas duke notuar në ujerat e kristalta të ishullit grek. Ka qenë Angela që i ka shpërndarë videot në ‘Instastoryn’ e saj dhe të gjithë duken të buzëqeshur dhe janë duke shijuar shoqërinë e njëri – tjetrit. “Pema e jetës”, thotë Ramazzoti duke kapur dorën e modeles për t’iu referuar tatuazhit të saj. Një flirtim i vogël, i lejueshëm pse mos të bëhet kur je i shoqëruar nga një modele seksi si Angela.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.