Kosova

Kërcënohet familja e Presidentit Thaçi

17:12 - 12.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një person nga fshati Jabllanicë e Klinës është arrestuar para dy ditësh me dyshimin se ka kërcënuar familjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në fshatin Burojë të Skenderajt.




Sipas mediave kosovare, fshatari i Jabllanicës ka shkuar në shtëpinë e familjes ku ka kërcënuar familjarët.

Arsyeja e kërcënimit është pakënaqësia e qytetarit me ndarjen e një subvencioni në bujqësi.

Sipas kësaj medie, lajmi është konfirmuar edhe nga prokurorja Fikrie Sylejmani, e cila është duke e hetuar rastin.

“Vëllai i presidentit është ankuar për kërcënim”, ka thënë prokurorja.

Ajo ka shtuar se motivi i kërcënimit është pakënaqësia që personi i dyshuar e kishte rreth një granti.

“Personi është arrestuar dhe unë kam kërkuar paraburgim për të”, ka thënë prokurorja Sylejmani.

Ajo ka thënë se për momentin nuk mund të japë më shumë detaje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.