MILOSAO

Si e përcolli propaganda serbe vdekjen e profesor Çabejt?!

18:00 - 12.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Bajram Sefaj – Tek po ndiqja (shikoja dhe dëgjo ja), tash një ditë frik, intervis- tën e të bijës së Eqrem Çabejt, Brikena Çabej, dhënë televizionit KTV të Kosovës, gjersa me krenari, pietet dhe respekt të merituar, fliste për babën e saj, shkencëtarin dhe pedagogun tonë të njohur, me ra ndërmend se, këtu e dyzet vjet më parë, me rastin e vdekjes së këtij njeriu të madhtë shkencës dhe, përgjithësisht të kulturës shqiptare, kam bërë një shkrim dhe se, në alfabetin cirilikë, e kam botuar në gazetën “Jedinstvo” të Prishtinës, e cila atëbotë, shquhej për shovinizëm, mos durim, kundër shqiptarizëm të skajshëm. Se si dhe qysh ndodhi kjo, me pak fjalë, shpjegimi ne vijim…





***
Një “histori” e pabesueshme rreth një artikulli të bashkëpunëtorit tonë, botuar në të përditshmen gazetë serbe “Jedinstvo” të Prishtinës, më 30 gusht 1980, me rastin e vdekjes së Eqrem Çabej. Të botohet në faqen 10, në rubrikën: kultura, umetnost, nauka (kulturë, art, shkencë), artikull me titull të madh “Velikan albanologije i balkanologije”, i një gazetari shqiptar, me rastin e vdekjes së një shkencëtari të shquar shqiptar, sikurse qe Eqremi ynë, ishte një gjë e jashtëzakonshme, si pamundshme dhe pabesueshme fare! Ndodhi kjo befasi në vigjiljen e vitit kryq (kthesë) 1981, kur nisin grevat e studentëve shqiptarë të Kosovës, që shënonin fillimin e rrënimit të themeleve të ish Jugosllavisë (së Titos!). “Aty nisi (krisi)…

Para disa ditësh në Tiranë, në moshën 72vjeçare, mbas një sëmundje të gjatë e të rëndë, vdiq profesor Eqrem Çabej, pa dyshim albanologu dhe ballkanologu më i madh i të gjitha kohëve. Kështu thonë njohësit më të shquar të veprës së këtij punonjësi shkencor të palodhshëm, i cili tërë jetën e vet ia kushtoi, jo vetëm gjuhës shqipe dhe problemeve që lidhen me te, por edhe fushave (lëmive) të tjera siç janë letërsia, etimologjia, historia etj

Eqrem Çabej u lind në vitin 1908 në Gjirokastër, në një familje mesatare. Mbas shkollës fillore në vendlindje, arsimin e mesëm e kreu në Klagenburg të Austrisë, dhe disertacionin e doktoraturës me titull “Italoalbanische Studien” (Studimet italo-shqiptare) e mbrojti duke pasur si oponentë të njohurit prof. Paul Kreçmer dhe prof. Norbert Jokli.
“…Në një qendër me tradita të forta e pasura shkencore e linguistike, studimet albanologjike zinin një vend të spikatur në gjysmën e parë të shekulli të kaluar, kurse në gjysmën e dytë ato morën hov edhe ma të madh, dhe, në veçanti, në fillim të këtij shekulli (Kopitar, Gustav Majer, M. Lamberc, Kreçmer, Jokli). Në këte qendër universitare me punkte të forta hulumtimi shkencor e me kushte të përshtatshme, Eqrem Çabej njohu kulturën dhe rezultatet linguistike të kohës dhe të gjitha rrymat e lëvizjet në këtë fushë studimi, duk i zotëruar ato në mënyrë të shkëlqyer -thot, midis të tjerëve, akademik Idriz Ajeti kur bën fjalë për vitet e para të Eqrem Çabejt në Vjenë, kur ai filloi të punonte si hulumtues shkencor.
Mbas kthimit në atdhe tok me bashkëudhëtarët e tij, po kështu shkencëtarë të vyeshëm të kësaj fushe, Alekandër Xhuvanin e Kritaq Cipon, Eqrem Çabej boton nji varg punimesh, artikujsh e trajtesash (shqyrtimesh) shkencore, në shumë publikacione (botime) e revista ndër të cilat në “Revue international des etudes balkanique”, që botohej në Beograd, çka ndihmoi që fill mbas luftës primatin e albanologjisë ta merrnin në duart e tyre shkencëtarët e vendit dhe jo të huajt, sikurse kishte ndodhur para luftës së dytë botërore. Pikërisht falë punës së palodhshme të Eqrem Çabejt, Tirana u bë qendër e albanistikës, dhe prej aty zëri i shkencës shqiptare do të dëgjohet jo vetëm në Ballkan por edhe në Europë e botë.

Që nga viti 1936, kur botoi veprën e parë shkencore dhe deri sa vdiq, duke punuar si shkencëtar hulumtues, pothuaj çdo vit ai e pasuronte opusin e tij në me vepra të çmueshme me vlera të pallogaritshme. NB “Rilindja” e Prishtinës në vitin 1976 mblodhi dhe botoi në gjashtë vëllime pjesën më të madhe e më të vlertë të krijimtarisë së plotë të këtij punonjësi të shquar shkencor. Ndihmesën e tij të paçmueshme për albanologjinë e ballkanologjinë Eqrem Çabej e dha edhe duke bashkëpunuar në shumë takime shkencore ballkanike, europiane e botërore që merreshin me këto çështje. Rëndësi të veçantë kanë ligjëratat e tija të mbajtura në katedrat përkatëse të Universitetit të Prishtinës dhe atë të Shkupit. Prandaj mund të thuhet lirisht se të gjithë albanologët e gjallë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë kanë qenë nxënës të tij shkencorë.

Para disa ditësh, si të thuash në prag të vdekjes, duke qenë në shtrat, Eqrem Çabej iu përgjigj kërkesës së Televizionit të Prishtinës e dha deklaratën e tij të fundit publike ose porosinë apo testamentin për të gjithë albanologët e rinj të ardhshëm e shkencëtarët e tjerë që do vijnë. Në kët rast, midis të tjerave, ai tha: “Mendoj se në studimet që janë bërë dhe në ato që do të bëhen në të ardhmen në fushën e shkencave humane, d.m.th. në etnografi, gjuhë, histori, arkeologji dhe parahistori, ne shqiptarët do të nisemi nga fakti i padiskutueshëm se populli ynë është ndër popujt më të vjetër në gadishullin e Ballkanit. Kjo duhet të përbëj premisën nga e cila do të nisemi, kjo tregon se populli ynë ka lidhje të ngushta me popujt e lashtë të gadishullit ballkanik…Tash lind pyetja se në ç’frymë do t’i studjojmë këto çështje. Mendoj që si në shekullin e kaluar ashtu dhe në këtë të sotmin, në kërkimet e tyne shqiptarët kanë qenë të çliruar nga shovenizmi, nga çdo frymë shovinizmi, nga çdo fanatizëm shkencor. Mendoj se kësaj rruge duhet të ecim përpara. Kjo rrugë është pozitive. Kjo vlen edhe për studimin e lidhjeve tona me popujt e tjerë ballkanikë. Por kur them se duhet të jemi të çliruar, kjo do të thotë të jemi objektivë, të hulumtojmë të vërtetat, por hulumtimi i së vërtetës nuk duhet përzi me indiferentizmin, do të ndjekim objektivitetin shkencor, hulumtimet objektive, por jo ato indiferente. Kjo vlen për të gjithë…”.
Vdekja e akademik Eqrem Çabejt, i cili në vendin e vet është shpallur mësues i popullit, është humbje e pakompensueshme jo vetëm për shkencën e kulturën, por edhe për kombin shqiptar në përgjithësi. Vepra e këtij arkitekti të kulturës e shkencës do të jetojë përgjithmonë.

*Bajram Sefaj
(Përkthyer nga serbishtja prej Esat Myftarit)


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ne rradhe te pare kush eshte ky Bajram??? .Ne rradhe te dyte nuk pashe ndonje pershtypje nga Serbet ….dhe ne rradhe te trete ,te vetmit qe Ky palo shkencetar I ka bere ndere jane vete Serbet dhe keshtu mund te justifikohet dhe cdo kompliment qe Serbet mund te kene bere per te.Dhe te mendosh se sa te lehte e ka pase ky Bajram te publikoje punimet e nje Albanalogu ne Yugosllavi

    Përgjigju ↓
  2. Zoti Bajram, e lexuam shkrimin tuaj te guximshem dhe aq domethenes per Prof. Eqerem Qabejin sa nuk gjejme dot fjalet e goditura per tju pergezuar ju, si nje intelektual i mprehte mabarshqiptar i palodhur. Pergezojme, gjithashtu, perkthyesin e shkrimit, ne fjale, Z. Esat Myftari. Teuta dhe Akil Bubesi.

    Përgjigju ↓