SHËNDET

Ylli Merja: Rrugët alternative për të kuruar menisqet e dëmtuara

16:00 - 13.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Menisku është një strukturë kërcore e ndodhur mes dy kockave të këmbës, mes asaj të kërcirit (tibies) dhe kofshës ose femurit. Dallohen dy menisqe, ai medial në formën e shkronjës C që është i vendosur në pjesën e brendshme të gjurit ndërsa menisku lateral është në formën e shkronjës U dhe ndodhet në pjesën e jashtme të gjurit.




Menisqet shërbejnë si amortizatorë sepse shpërndajnë ngarkesat. Ata mbajnë 40-60% të peshës së trupit, konkretisht 2- fishin gjatë ecjes dhe gati tetëfishin gjatë vrapimit. Ndihmojnë në lubrifikimin dhe ushqimin e artikulacioneve të gjurit si dhe reduktojnë fërkimin dhe zvogëlojnë konsumin e kërcit. Kërci artikular është një material i butë, i rrëshqitshëm, që mbulon sipërfaqet fundore të kockave që formojnë artikulacionin e gjurit. Duke shpërndarë forcat që veprojnë mbi artikulacionin e gjurit, menisqet mbrojnë kërcin nga ushtrimi i shtypjes në një sipërfaqe të vogël të artikulacionit. Në mungesë të menisqeve forca vepron në një sipërfaqe të vogël të sipërfaqes artikulare, duke shkaktuar një dëmtim degjenerativ të kërcit artikular të quajtur osteoartrit. Menisqet i japin stabilitet artikulacionit të gjurit. Pa menisqet, pjesa e rrumbullakët e femurit do të rrëshqiste mbi një sipërfaqe të sheshtë dhe nuk do lejonte drejtqëndrimin.

Shkaqet e dëmtimeve të menisqeve
Rupturat (çarjet) e menisqeve në pacientët nën 30 vjeç zakonisht ndodhin si pasojë e lëvizjeve të forta përdredhëse siç ndodhin më shpesh nga një aktivitet sportive ose nga trauma të ndryshme p.sh. te sportistët nga goditjet me takën e këpucës. Mund të vijë nga pesha e tepërt dhe një lëvizje e pakontrolluar që kompreson meniskun. Përfshihen, gjithashtu, si risk dhe këpucët me taka dhe të parehatshme. Te grupmoshat e vjetra vjen si pasojë e degjenerimit të kockave, të cilat humbasin fortësinë dhe elasticitetin që kanë pasur më para.

Simptomat
Dhimbja është ankesa kryesore që kanë pacientet me çarje të meniskut dhe referojnë për dhimbje parciale vetëm te menisku ose dhimbje totale në gjithë gjurin. Ky i fundit mund të enjtet duke dhënë ndjesinë e ngurtësisë dhe ngushtimit. Kjo shpesh vjen si pasojë e grumbullimit të lëngut në brendësi të artikulacionit. Ndonjëherë quhet ujë në gju.

Diagnoza vendoset me MRI (rezonancë magnetike).

Trajtimi
Trajtimi fillestar i meniskut të çarë ka për qëllim uljen e dhimbjes dhe të ënjtjes së gjurit. Pushimi, trajtimi me mjekësinë alternative dhe terapia fizike janë zgjidhjet për trajtimet e meniskut të carë. Kura më e mirë për të trajtuar meniskun e dëmtuar përfshin një shumëllojshmëri elementësh. Fillimisht pacienti duhet të bëjë lyerje të këmbës 2 herë në ditë me ekstraktin e helicrisiumit qe është antiiinflamatorë dhe eliminon edemat nëse ka. Pasi thahet vendoset vaji e sinapit që është një qetësues,zbutës dhe rigjenerues i meniskut. Në mëngjes- lyejmë këmbën me ekstrakt helicrisium dhe pas 5 minutave vendosim vajin e sinapit dhe bëjmë masazh për 10-15 minuta nga kavilja drejt kofshës. Pas lyerjes mund të bëni terapinë ushtrimore për 15 minuta siç është e shpjeguar në fotot më lart.
Pas 30 minutave mbështillni gjurin me qepë të shtypur dhe lëreni për 5-6 orë. Qepa ka vetinë të tërheqë inflamacionin dhe toksinat pasi është një antioksidant shumë efektiv. Në drekë-shpërlani gjurin nga qepa dhe vendosni xhel aloe vera dhe mbajeni 5-6 orë . Në darkë : Lyejmë këmbët me ekstraktin e helicrisiumit dhe vajin e sinapit.

Gjatë ditës: Pini 1-2 lugë çaj me vaj balsani.

Bimët medicinale
Ky trajtim konsiston në nxitjen e organizmit për prodhimin e lëngut kockor në kufi të plasaritjes. Pra, do të përdoren bimë që nxitin qarkullimin e gjakut dhe që përmbajnë minerale si Fe, Mg, Ca etj. Me prodhimin e lëngut do të ndodh procesi i osifikimit të tij. Pra, ky xhel i trashë fillon të formojë pika kockore që me kalimin e kohës bashkohen me njëra – tjetrën dhe realizojnë ngjitjen e kockës. Bimë të tilla si: tërfili i kuq, hithra, trëndafili i egër, këputja, murrizi që përmbajnë një “lumë “të tërë me kripëra minerale. Këto bimë mund të kombinohen dhe të na japin efektin e dëshiruar. Përzierja me bimë forcon meniskun dhe strukturat përreth. Në 3 litra ujë zieni për 2 minuta: një pako çaj reumatizme, një dorë lule murrizi, një dorë hithra, një dorë këputje ,një dorë tërfil dhe pini 3×1 gotë në ditë nga ky çaj para buke.

Frutat e thata
Rëndësi ka dhe përzierja me fruta të thata siç janë bajamet e egra dhe kajsite. Personi duhet të konsumojë dy herë në ditë nga 4 fara bajame para buke dhe dy herë nga 5 fara kajsie pas buke ose mund ti marrë në një përzierje të vetme duke përdorur 2 lugë gjelle në dite. Me kurën e përmendur më lart ju keni për të pasur rezultatet e duhura.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.