AKTUALITET

Aksidenti në Kamëz/ “Akoma nuk më besohet që nuk e kam njërën vajzë”, nëna tregon tmerrin kur…

15:18 - 14.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Valbona Ndreu është nëna që mëngjesin e 8 korrikut kishte dalë me dy vogëlushet e saj, por që fatkeqësisht njërën prej tyre nuk e ka më.




E shqetësuar për shëndetin e vajzave pasi ishin me temperaturë, ajo u nis drejt spitalit, por një makinë i përplasi duke i marrë jetën Esmeraldës vetëm 7-vjeçare dhe plagosur motrën e saj dhe nënën.
Për Gazeta Shqiptare ajo nga shtrati i spitalit tregon se ende nuk i besohet se e vogla e saj nuk jeton më, ndërsa nuk i mban lotët…

E veshur me të zeza dhe me zërin që i dridhet Valbona, nuk ia heq dorën të voglës së saj, që qëndron në shtratin ngjitur.

“Atë ditë unë kam qenë me vajzat te spitali. Besoj që e kam parë rrugën dhe kam ndal në trafik ndarësen. Në momentin që po shikoja për të kaluar rrugën kam pas dy vajzat përdore. Nuk di asgjë! E di që kam pas si një tërmet nga mbrapa edhe më pas nuk di asgjë… Akoma s’më besohet. Që ta marrësh përdore, e ta heqësh nga duart nuk më besohet. I mbaja gjithmonë përdore, akoma s’më besohet që se kam njërën vajzë” – tregon mes lotësh Valbona, e cila qëndron me një dhomë me të bijën Elonën.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.