SHËNDET

Banania dhe vaji i ullirit, maska magjike për lëkurën

19:26 - 14.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lëkura është pjesa e trupit që ka nevojë për trajtim në çdo stinë dhe periudhë, por para se të shkojmë tek trajtimet e shtrenjta, le të provojmë me çfarë na gjendet në shtëpi.




Një maskë hidratuese dhe ushqyese për lëkurën e thatë dhe të dëmtuar, është ajo e përbërë nga banania dhe vaji i ullirit.

Një kombinim i tillë rigjallëron qelizat si dhe lufton shfaqjen e rrudhave, duke parandaluar plakjen e parakohshme.

Gjithë çfarë ju duhet është një banane e pjekur dhe një lugë vaj ulliri, shkruan noa.al. Shtypni gjysmë bananeje deri sa të krijohet një trajtë pureje, dhe përzjejeni me vajin e ullirit deri sa të përftohet një masë kremoze.

Masën e përftuar aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.

Shpërlajeni mirë fytyrën dhe do të shihni një rezultat të paparë.

Këshillohet që një praktikë të tillë ta aplikoni tre herë në javë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.