Kryesore

Humbi vajzën në aksident, Ferid Ndreaj tregon gjendjen e gruas dhe të vajzës tjetër: Janë të…

11:14 - 14.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë tronditi Kamzën ditë më parë, por jo vetëm. Dy persona humbën jetën, një 7-vjeçare dhe një 29-vjeçar, si dhe dy të tjera mbeten të plagosura.




Rozina Koleci ishte 38-vjeçarja e cila shkaktoi aksidentin tragjik të 8 korrikut në Kodër Kamzë. Ndërkaq, sot Ferid Ndreaj, i cili humbi vajzën 7-vjeçare Esmeraldën në këtë aksident, ndërsa iu plagos vajza tjetër dhe gruaja u shpreh se asnjë psikolog nuk u ka shkuar për ndihmë.

Ai tregoi se si është gjendja e vajzës tjetër si dhe e bashkëshortes së tij, Valbonës. “Vajza ka dëmtime të trurit dhe kockave. Nuk ngrihet dot në këmbë. Ndërkohë që asnjë psikolog nuk na kanë ardhur për ndihmë. Janë të traumatizuar.

Vajza dhe gruaja nuk janë shëruar ende, ndërsa ndodhen në spitalin e Traumës”.

AKSIDENTI

Aksidenti u shënua tek shinat e trenit. Shtetasja Rozina Koleci, 38 vjeçe që drejtonte makinën me targë AA071UA, fillimisht përplasi për vdekje shtetasin Ramazan Ishni, i cili ishte duke drejtuar bicikletën ne momentin e aksidentit.

Më pas ka përplasur edhe nënën, Valbona Ndreu, 29 vjeçe me dy vajzat e saj që po kalonin në anën tjetër të rrugës. Makina është përplasur më pas dhe me një furgon të bardhë.

E mitura 7 vjeçe nuk mundi t`i mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën në vendngjarje ndërsa e ëma, Valbona Ndreu dhe vajza tjetër e saj me iniciale E.N 6 vjeç u dërguan me urgjencë në Spitalin e Traumës.

“Më datë 08.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasja R. K., vjeçe 38, banuese në Kamzë, me pasi rreth orës 08:40, në Kamzë, në rrugën e “Shkodrës”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen biçiklistin R. I., vjeç 57, banues në Tiranë, më pas është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin K. Ll., vjeç 31, banues në Tiranë dhe ka aksidentuar këmbësorët V. N., vjeç 36 dhe fëmijët me iniciale E. N., dhe E. N., vjeçe  8 dhe 6, ku për pasojë është aksidentuar më vdekje fëmija me iniciale E. N., vjeçe 8, kurse V. N., dhe E. N., ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290/3 i Kodit Penal.” 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.