Nostalgji

Nostalgji/ Vera në shpirtin e poetit. Prova në Bedenat e Gjirokastrës

16:00 - 14.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Vera në shpirtin e poetit. Prova në Bedenat e Gjirokastrës




Vera në shpirtin e poetit
Sitna e verës është frymëzim për këdo. Poeti i mirënjohur Xhevahir Spahiu ka përjetimin e tij për këtë stinë. Në këtë rast mëngjesin e një dite të bukur me diell ai e ka shijuar me dy miqtë e tij në një nga lokalet gjithë gjelbërim të kryeqytetit. Pikërisht ky çast ka mbërritur edhe këtu në “Bluetooth”, ku poeti Spahiu shfaqet mjaft mirë pas problemeve shëndetësore që kaloi pak kohë më parë. E pse jo tashmë do t’i rikthehet sërish muza për të shkruar vargje të mrekullueshëm si gjithmonë!

Prova në Bedenat e Gjirokastrës
Nëse nuk do të dihej arsyeja e vërtetë e vendodhjes së tyre në bedenat e Kalasë së Gjirokastrës, kjo foto do të linte shumë për të thënë. Por aktori Viktor Zhusti dhe kolegia e tij nga Kosova, Blerta Syla gjenden aty pak çaste para fillimit të natës së tretë të edicionit të katërt të Festivalit “Takime mes dy botëve”. Pikërisht një përsëritje e programit ka qenë mëse e nevojshme dhe dy artistët, çastet nuk i kanë lënë të ikin dëm, por në këtë panoramë mbreslënëse kanë risjellë edhe njëherë tekstet përkatëse në mënyrë që të shkëlqenin më pas në skenën e improvizuar brenda mureve të kalasë.

Ky shkrim u botua më 12 Qershor 2010

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.