AKTUALITET

VIDEO/Mish i prishur që u shitej restoranteve dhe ‘Fast Food’-eve, arrestohet tregtari nga Kosova

11:33 - 14.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 55-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia e Lezhës, ku kanë finalizuar operacionin “Rotten meat”.




Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga Arsim Çurdinën, i cili akuzohet se tregtonte mish në Shëngjin, në mënyrë të kundraligjshme jashtë kushteve të sigurisë ushqimore, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve.

Policia ka bërë të ditur se janë sekuestruar 528 kg produkte mishi, të prodhuara jashtë kushteve të sigurisë ushqimore, si dhe në bashkëpunim me AKU Tiranë, u bllokua punishtja ku prodhohej.

Njoftimi i policisë 

Nga efektivët e Seksionit për hetimin e krimit ekonomik – financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një pune të mirëfilltë hetimore ndjekur me metoda proaktive, u finalizua operacioni ” Rotten meat”.

Si rezultat i tij, u arrestua në flagrancë shtetasi Arsim Çurdina, 55 vjeç, banues Kosovë.

Ky shtetas, në qytetin e Shëngjinit, me mjetin e tij, është kapur duke tregtuar në disa lokale një sasi prej 528 kg produkte mishi, të prodhuara në mënyrë të kundraligjshme në një ambient në Tiranë jashtë kushteve të sigurisë ushqimore, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve, produkt të cilin, ia shiste restoranteve dhe ” Fast Food-ve” në Shëngjin, si dhe pa faturë tatimore , duke fshehur të ardhurat.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, për të gjithë subjektet tregtarë dhe personat e përfshirë.

Veprat penale në ngarkim të tij ” Fshehja e të ardhurave” “Prodhim dhe shitja e ushqimeve e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin” Manipulimi i tregut” dhe ” Punësim i paligjshëm” parashikuar nga nenet 180/1, 288, 143/a/1 dhe 170/a të Kodit Penal.

Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.