SPORT

Debutimi i Ronaldos në Seria A, policia italiane frikë nga sulmet terroriste

19:39 - 15.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jo vetëm një mundësi për të përfituar nga prania e Cristiano Ronaldos në Seria A, por edhe një rrezikshmëri për sulmet terroriste. Është kjo frika më e madhe që mbizotëron në stadiumin e Chievos, “Bentegodi”, me Prefekturën e Veronës që ka vendosur të marrë masa për të ngritur një njësi antiterroriste.




Sipas ” Il Corriere Veneto” njësitë antiterroriste do të vendosen në një funksion parandalues, me rastin e ndeshjes të së shtunës, që do të shënojë debutimin e Cristiano Ronaldos në Seria A.

Njësitë Sos të Carabinierit dhe Uopi della Polizia do të vendosen pranë Stadiumit Bentegodi. Këto janë patrullime kundër terrorizmit që tashmë janë të punësuar në Verona për të monitoruar objektiva të ndjeshme ose për ngjarjet që kërkojnë masa maksimale të sigurisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.