AKTUALITET

Dua punë dhe shtëpi, gruaja kërcënoi se do hidhej nga godina e PD-së

08:41 - 15.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një orë pas mesnate, 47-vjeçarja Lindita Maloku u ngjit në katin e pestë të godinës së Partisë Demokratike në qytetin e Fierit dhe kërcënoi se do të hidhej nga aty.




Sipër tabelës ku shkruhej “Partia Demokratike” gruaja kërkoi që të takonte kryebashkiakun e qytetit, Armando Subashin.

Lindita Maloku
Lindita Maloku

 

Pas shumë negociatave mes policisë dhe 47-vjeçares ajo arriti të bindej dhe të zbriste nga aty.  Kjo nuk është hera e parë që Lindita Maloku bën diçka të tillë. Edhe më 1 qershor gruaja kërcënonte se do të hidhej po nga selia e PD-së.

Lindita Maloku, e divorcuar më shumë se 2 vite më parë, ka humbur jo vetëm fëmijët nga divorci, por edhe një strehë ku të fusë kokën. 47-vjeçarja kërkon punë dhe shtëpi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.