Rajoni

Dy ushtarakët grekë kthehen në shtëpi, sinjale pozitive mes Greqisë dhe Turqisë

10:03 - 15.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy ushtarakët grekë që po mbaheshin që nga marsi i këtij viti janë liruar nga burgu i sigurisë së lartë i Edrinesë të Turqisë, njoftoi mbrëmjen e të martës agjencia zyrtare e lajmeve, Anadolu. Pasi u mbajtën për 167 ditë, dy ushtarakët u liruan. Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras cilësoi këtë vendim si “akt të drejtësisë”, që do të rrisë miqësinë mes dy vendeve.




Përmes një deklarate, kryeministri Tsipras ka falënderuar dy ushtarët dhe familjet e tyre për “këmbënguljen dhe durimin” e tyre. Burgosja e dy ushtarëve grekë nga autoritetet turke rriti tensionet mes dy shteteve fqinje.

Greqia ka deklaruar se ushtarët kanë kaluar gabimisht vijnë kufitare dhe kanë hyrë në territorin turk, teksa kanë qenë duke ndjekur gjurmët e emigrantëve që hyjnë paligjshëm në territorin e tyre.

Një gjykatë në Turqi, që ka urdhëruar lirimin e dy ushtarëve, ka thënë se ata akuzoheshin për kalim ilegal të kufirit dhe përpjekje për spiunazh ushtarak.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.