Kryesore

Dy vrasje tronditin Athinën, shqiptari ekzekutohet me plumb në kokë

10:31 - 15.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy vrasje kanë tronditur Athinën, në orët e para të së mërkurës. Sipas mediave helene një 36 vjeçar shqiptar është ekzekutuar me plumb në kokë. Trupi i tij i pajetë u gjet në kryqëzimin e rrugëve Makris dhe Parnithos në lagjen Kypseli.




Ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij, ndërsa policia po punon për të gjetur dëshmitarë. Nga hetimet e para dyshohet se bëhet fjalë për një vrasje gjakftohtë, për larje hesapesh.

Po ashtu një 51-vjeçar ka shkuar në spital me një plagë në gjoks. Ai nuk mundi t’i mbijetojë plagës së marrë dhe ndërroi jetë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.