Kosova

George Soros ideatori për ndryshimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës?

12:28 - 15.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për ndryshimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës ka “dorë” George Soros. Gazeta “Zëri” në Prishtinë, këtë të mërkurë ka publikuar një raport të hartuar nga gjashtë ekspertë serbë dhe të përkrahur nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Beograd, në të cilin paraqiten skenarët për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.




Ky raport në mënyrë të detajuar flet për efektet ekonomike, demografike e sociale dhe për ide të ndryshme për normalizimin e raporteve në mes të dyja vendeve.  Propozohet që Kosova ta marrë vetëm Preshevën, ndërsa Serbia katër komunat veriore të vendit, me ç’rast përmenden përfitimet nga ky skenar prej 2.7 miliardë eurosh për Beogradin.

Te skenari i normalizimit të marrëdhënieve nëpërmjet ndërrimit të territoreve, për Republikën e Serbisë autorët vlerësojnë se subjekt i shkëmbimit mund të jenë vetëm tri komuna: Presheva, Medvegja dhe Bujanoci.

Duke u bazuar në disa statistika të regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, të cilin në atë kohë shqiptarët e Luginës së Preshevës e kishin bojkotuar, autorët vlerësojnë se Presheva i ka 29600 banorë, Bujanoci 38300 banorë, ndërsa Medvegja 7400 banorë.

Sipas këtyre statistikave, në Bujanoc jetojnë 20452 shqiptarë, përkatësisht 53,4% dhe 12982 serbë e 4576 romë. Në Preshevë, sipas këtij raporti, jetojnë 26955 shqiptarë, përkatësisht 91% e numrit të përgjithshëm të qytetarëve, 2294 serbë dhe 271 romë.  Në raport thuhet se në Medvegjë jetojnë vetëm 531 shqiptarë (7,1%), 6429 serbë dhe 145 romë.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. E dina mire qe te dyja teritoret qe pretendohet te nderrohen jane toka tona shqiptare,por pasi qe nuk po mundemi te ju ndihmojme shqiptareve te presheves bujanovcit dhe medvegjes nga dhuna institucionale serbe ekonomike politike fizike etj.vjen ne konsiderim edhe shkembimi i territoreve mes kosoves dhe serbise,nji here e pergjithemon te shkeputemi me nji armik shekullor,dhe me mire te jetojm me vllazerit tan te lugines se sa te kemi derret serb ketu qe pretendojn ta bosnjezojn kosoven qe kurre mose me mujt te bashkohemi me shqiperin .mendimi im personal eshte nese kemi gabue ju kerkoj falje.

    Përgjigju ↓