Kosova

Ndryshimi i kufijve të Kosovës, reagon Thaçi: Nuk do të lejojmë krijimin e Republikës Serbe në Kosovë

14:36 - 15.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur përsëri në lidhje me çështjen e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.




Gjatë një interviste përditshmen beogradase “Danas”, Thaçi është shprehur se qëllimi i tij nuk është një ndarje etnike, as krijimi i një Republike Serbe tjetër në Kosovë.

Sipas tij, atë çfarë nënkuptojnë deklaratat e tija kanë të bëjnë me vendosjen e një kufiri të gjatë 400 kilometra me Serbinë dhe vuri në dukje se ky proces kërkon zgjidhje kreative e cila do të ofronte paqe tani dhe ë ardhmen.

Presidenti i Kosovës theksoi se nuk do të lejojë që e shkuara të rrezikojë paqen në 5 ose 50 vitet e ardhshme edhe pse në këto momente dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit janë në një pikë kritike.

 “Unë flas me Vuçiqin dhe jam i gatshëm për të gjetur një zgjidhje, sepse unë dua të shoh Kosovën në NATO dhe në BE sa më shpejt që të jetë e mundur. Unë do të jem shumë i sinqertë, unë nuk mendoj se nuk mund të arrijmë atje përderisa kemi çështjen e kufirit të pazgjidhur”.

Kreu i shtetit të Kosovës u shpreh gjithashtu se pret që marrëveshja përfundimtare  mes Kosovës dhe Serbisë të jetë një marrëveshje evropiane e cila do të pranohej nga Brukseli dhe  Uashingtoni përmes një rezolute të re të Sigurimit të OKB-së.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.