SPORT

Pas largimit nga Real Madrid, Zidane dëshiron drejtimin e klubit anglez

20:27 - 15.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi u largua nga Real Madridi në fund të sezonit që shkoi, Zinedine Zidane është duke menduar për aventurën e re.




Dhe, e përditshmja e njohur franceze “L’Equipe”, shkruan se trajneri francez e ka mendjen tek Anglia.

Në fakt, “Zizou” duket se do të donte ta drejtojë Përfaqësuesen e Francës, por pasi kjo pozitë është e zënë nga trajneri aktual Didier Deschamps, i cili e shpalli këtë ekip kampion bote, Zidane po mendon për alternativa dhe për mundësi të tjera, ku United duket më i arritshmi.

Zidane thuhet se po e pret shkarkimin e Jose Mourinhos, të cilit po i lëkundet karrigia në “Old Trafford”, për t’i marrë në dorë më pas “Djajtë e Kuq”.

Zidane pati një sukses të jashtëzakonshëm me Realin, duke  fituar Ligën e Kampionëve tri herë radhazi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.