Show-Bizz

Qipro shpërblen këngëtaren shqiptare, Eleni Foureira tashmë ka yllin në “Walk of Fame”

18:12 - 15.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ajo është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar, sidomos në Ballkan.




Bëhet fjalë për Eleni Foureira, e cila së fundi ishte pjesëmarrëse në festivalin evropian të muzikës – Eurovision duke përfaqësuar Qipron.

Bukuroshja jonë u rendit në vendin e dytë të kësaj ngjarje madhështore në sajë të performancës me këngën Fuego.

Image

Kjo ka bërë që këngëtarja të merr edhe mirënjohje të ndryshme, ku së fundi mori edhe një medalje presidenciale nga shteti qipriot.

Por gjatë ditëve të fundit tashmë ka marrë yllin e saj në “Walk of Fame”, bulevardin e të famshmëve të Qipros në Agia Napa.

Eleni shkëlqeu në Eurosong dhe ylli i saj figuron tashmë përkrah yjeve të tjerë si Snoop Dogg dhe Luis Fonsi.

Eleni është duke punuar në projekte të reja muzikore, që do t’i sjellë gjatë muajve të ardhshëm.

Image


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.