SPORT

Ramos vazhdon të “thumbojë” Ronaldon: Te Reali nuk ndiheshe si në familje?

16:06 - 15.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Largimi i Cristiano Ronaldos po ndihet shumë në dhomat e zhveshjeve te Reali i Madridit, pavarësisht se kapiteni i “Los Blancos” Sergio Ramos mendon se largimi i tij i ka bërë ata më të fortë. Në prag të ndeshjes me Atletico Madrid e vlefshme për Superkupën e Europës, Ramos nuk ka harruar edhe ta thumbojë ish-shokun e tij.




“Nuk jam i sigurt se çfarë do të thotë Cristiano me ato komente, por Madridi gjithmonë ka qënë si një familje. Ndjenja ka qenë një pjesë e madhe e suksesit tonë dhe unë nuk jam i sigurt se çfarë do të thoshte nëse po dilte jashtë në dhomën e veshjes ose ndoshta në krye të klubit. Po përfitoj që ti bë një pyetje Cristianos: Te Reali nuk ndiheshe si në familje?

“Humbja e Cristiano nuk ishte gjë e mirë për ne, por ky klub gjithnjë lëviz dhe do të vazhdojë të fitojë trofe e tituj, rruga dhe motivimi nuk do të ndalen kurrë. Ai është një nga shumë lojtarë të mëdhenj që ka lënë Madridin dhe ata kanë vazhduar të rriten edhe jashtë saj. I urojmë atyre të gjithë të mirat, por shpresojmë se kjo nuk na ndalon.

Një zëvendësim i Ronaldos?

“Ky është vendimi i presidentit, jo i yni. Gjithmonë themi se dera është e hapur për të sapoardhurit, por është më e rëndësishme të kemi mentalitetin e duhur se çdo talent tjetër”.-përfundoi mbrojtësi spanjoll.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.