SPORT

Transferimet, Serie A shpenzoi 1 miliardë euro

15:22 - 15.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Serie A ka kaluar shpenzimet 1 miliardë euro për të bërë përforcime për sezonin e dytë radhazi.




Kampionati italian ngelet i vetmi nga 5 ligat më të forta të Evropës, që i afrohet për shpenzime për futbollistë Premier League-s, me klubet angleze me të cilat jemi mësuar që bëjnë shpenzime të çmendura.

Pak orë nga fundi i afatit kohor për blerje në merkaton e verës në Serie A, klubet italiane kanë harxhuar 1005,9 milionë euro.

Ka kohë deri në orën 20:00 të së enjtes për të tejkaluar shumën prej 1.037,73 milionë eurosh e mbledhur verën e kaluar nga blerjet e klubeve italiane dhe për të zvogëluar diferencën me klubet angleze, që në këtë merkato verore shpenzuan 1400 milionë euro. La Liga qëndron pas me 778 milionë euro, Bundesliga 447 milionë euro dhe Ligue 1 me 405 milionë euro.

Klubet e Serie A që kanë shpenzuar më shumë

Juventus 234,9

Roma 112,6

Napoli 95,5

Inter 85,5

Milan 81

Torino 49

Lazio 43

Genoa 40,2

Udinese 36

Atalanta 33

Bologna 31,8

Fiorentina 31,5

Sampdoria 31,1

Sassuolo 30,7

Cagliari 22,5

Empoli 14,7

Parma 12,7

Spal 9,95

Chievo 6,55

Frosinone 3,7

Transferimet më të shtrenjta në Serie A

Cristiano Ronaldo 100 milioni (nga Real Madrid te Juve)

Joao Cancelo 40,4 (nga Valencia te Juventus)

Radja Nainggolan 38 (nga Inter te Roma)

Leonardo Bonucci 35 (nga Milan te Juve) ; Mattia Caldara 35 (nga Juve te Milan)

Fabian Ruiz 30 (nga Betis te Napoli)

Steven N’Zonzi 26,65+4 bonus (nga Sevilla te Roma)

Alex Meret 25 (nga Udinese te Napoli)

Javier Pastore 24,7 (nga PSG te Roma)

Simone Verdi 23+2 (nga Bologna te Napoli)

Lautaro Martinez 22+3 (nga Racing te Inter)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.