AKTUALITET

“Trupat u nxorën nga rrënojat para prindërve”, konfirmohet vdekja e shqiptarit të dytë në Genova

10:13 - 15.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tjetër shqiptar është konfirmuar se ka ndërruar jetë, pas shembjes së urës Morandi në Itali. Ai është Edi Bokrina, i cili po udhëtonte me viktimën e parë Marjus Djerri në makinë, kur u shemb ura dhe ra nga 100 metra lartësi.




Marjus Djerri
Marjus Djerri

 

Mediat italiane bëjnë të ditur se Marjus Djerri dhe Edoardo Bokrina po udhëtonin në autostradën A10 drejt Rapallos, ku punonin në pastrim.

Edoardo Bokrina
Edoardo Bokrina

 

LEXO EDHE: Genova “e plagosur” në zemër, mes 35 viktimave edhe një shqiptar

Trupat e tyre u nxorën nga rrënojat para prindërve, dhimbja e të cilëve nuk njeh ngushëllim. Edhe familjarët në Shqipëri kanë përhapur lajmin e trishtë  të ndarjes nga jeta të të afërmve të tyre.

I afëmi i Edit, me dhimbje shkruan në një postim në Facebook: “Nipi jem Edi Bokrina do jesh gjithmonë në zemrën teme!! Qofsh i xhehnetit”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.