Kronikë

U mbyt në lumin Mat, gjendet trupi i pajetë 46-vjeçarit

16:54 - 15.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është gjetur trupi i pajetë i 46-vjeçarit i cili u mbyt ditën e sotme në lumin Mat. Viktima Arben Marku, mësohet se është futur për tu larë por nuk ka mundur të dalë më.




Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Skuraj në Kurbin.

Marku, ishte i divorcuar, ndërsa kishte dhe dy fëmijë, të cilët jetonin me të.

Sakaq, para pak minutash është gjetur trupi i pajetë i 46-vjeçarit, ndërsa nga kqyrja paraprake nuk janë gjetur shenja dhune.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Skuraj në Kurbin, në vendin e quajtur ura e Telit.

Njoftimi i policisë

Më datë 15.08.2018, rreth orës 15:30, është njoftuar Salla Operative në Kurbin, se shtetasi A.M. rreth 46 vjeç, banues në fshatin Skuraj, është hedhur për tu larë në lumin Mat, në vendin e quajtur ” Ura e Shkopetit” ( urë pasarelë), dhe nuk ka dalë në breg.

Vazhdojnë kërkimet nga forcat policore për gjetjen e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.