Intervista

Ura në Genova, gazetari rrëfen momentet e tmerrit pas shembjes

11:15 - 15.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Xhenova të Italisë është një ndër katastrofat dhe tragjeditë më të mëdha të ndodhura prej 1 shekulli në vendin fqinj. Kështu shprehet në intervistën ekskluzive për “Gazeta Shqiptare”, gazetari Alban Daci, i ndodhur në vendngjarje. Ai rrëfeu ndër të tjera edhe momentet e tmerrit të kaluara nga që nga momenti i shembjes së urës. “Thonë se janë dëgjuar ulërima njerëzish në momentin e shembjes”, është shprehur Daci.




Ju ishit i pranishëm në vendngjarje? Mund të na thoni se çfarë patë, çfarë ndodhi? A u ndje ndonjë lëkundje apo lëvizje e urës para se ajo të shembej?
Ura ka rënë menjëherë, pa pasur lëkundje. Dhe siç ka qenë me intensitet të lartë trafiku, mendohet se bashkë me urën kanë rënë 20 makina. Numri i viktimave është në rritje. Deri tani ka arritur në 35. Dyshohet edhe për dy shqiptarë të humbur. Por nuk ka të dhëna konkrete, sepse autoritetet janë të impenjuara për shpëtimin e personave.

Keni informacion për emrat e shqiptarëve të humbur?
Prefektura ka vënë në shërbim kontaktet për të humburit dhe për informacione. Kam, por nuk dua t’i publikoj, sepse nuk është asgjë e konfirmuar për të mos krijuar situata të pakëndshme tek familjarët. Nuk ka asgjë të konfirmuar për momentin.

A janë bërë ndërhyrje më parë tek kjo urë?
Në atë urë janë bërë vazhdimisht punime.

A kishte më parë lëkundje këto ditë për shkak të kohës ura? Parashikohej një shembje e tillë?
Gjithmonë ka pasur një frikë te qytetarët. Madje/ njëra komenton se gjithmonë ka kaluar me frikë dhe i dukej se do të shembej. Nuk dihen shkaqet e shembjes/ por mendohet amortizimi. Megjithatë, në ditët në vazhdim pritet një raport nga autoritetet kompetente.

Pse sipas jush, u shemb në kohë që bëheshin punime?
Ndoshta për shkak të temperaturave të larta dhe fluksit të madh të makinave. Sepse ura është e autostradës më të rëndësishme që lidh Milanon e Genoven, e Montekarlon, Nisën me Costa Azzurra. Dhe po ashtu, vetë Liguria është një ndër vendet më të preferuara në stinën e verës për shkak të plazheve të mrekullueshme.

A frynte shumë erë? Mund të ketë qenë ajo shkaktarja finale?
Nuk mund të aludohet era për rrëzimin e një ure, që duhet të përballojë teorikisht tërmete. Pastaj nuk ka qenë aq e fortë era se do të kishte dëme në bregdete, gjë që nuk ka ndodhur.

A ka pasur lëkundje këto ditë të urës që paraprinin në një katastrofë të tillë? E parandjenin vendësit?
Jo. Nuk ka pasur asnjë fenomen që mund të paralajmëronte këtë katastrofë.

Ju ishit prezent ne vendngjarje? Si mund t’i përshkruani momentet e shembjes dhe më vonë?
Është një ngjarje tragjike. Më e madhja në 100 vitet e fundit në infrastrukturën rrugore. E gjithë Xhenova akoma është në ‘blackout’. Fjalët janë të pakta për ta përshkruar. Një tmerr i vërtetë. Thonë se janë dëgjuar ulërima njerëzish në momentin e shembjes. Shumë drejtues e pasagjerë akoma janë të bllokuar në segmentet e autostradës derisa të bëhet evakuimit i plotë i tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.