Kronikë

70-vjeçari përplas makinën me bordurën e rrugës, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

17:10 - 16.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 70-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë i një aksidenti në Pezë. I moshuari ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.




Nga përplasja makina është përfshirë nga flakët, por i moshuari ka mundur të dal në kohë nga flakët.

70-vjeçari është dërguar në spital për ndihmën e parë mjekësore,  ndërkohë mësohet se gjendja e tij është e rëndë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Më datë 16.08.2018, rreth orës 16:43, në Prezë, mjeti me targë AA724OM me drejtues shtetasin S. D., rreth 70 vjeç, është përplasur me një bordurë rruge ku për pasojë mjeti ka marrë flakë.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi S. D., është nxjerrë menjëherë nga mjeti dhe po dërgohet për mjekim në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.