AKTUALITET

“Ato ishin dy engjëj…”, rrëfimi i të riut që nuk lejoi 42-vjeçaren të mbyste vajzat binjake

14:09 - 16.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Ato ishin dy engjëj dhe ishin shumë të bukura…”. Kjo është deklarata e të riut, Ardimir Murataj i cili nuk lejoi 42-vjeçaren Rudina Kishta të mbyste në lumë dy vajzat binjake.




Në një intervistë për News 24, ai ka treguar se nëna po tentonte të mbyste vajzat dhe veten, ndërsa ai është hedhur në lumë me një person tjetër për t’i shpëtuar.

“Unë isha duke peshkuar në lumë dhe shoh një grua me dy fëmijë që vjen në krahun tjetër të urës matanë. Duke kaluar avash avash u hodh direkt në lumë, njërën vajzë e kishte në krah dhe tjetrën e kapi për flokësh dhe filloi t’i zhysë. Unë kam shkuar me vrap dhe u zhyta me kokë për të kaluar në krahun matënë, ku thellësia mund të jetë më shumë se tre metra. Kam ecur me not dhe i kam hequr një gocë nga duart, ndërsa gocën tjetër e kishte kapur për flokësh dhe ka ikur pak larg. Kam ardhur me not dhe pashë që goca ishte e mbytur komplet. I kam bërë frymëmarrje artificiale, pasi e nxora nga uji dhe i shpëtova. Më pas ka reaguar edhe një peshkatar i komunitetit rom ku ka shpëtuar gruan. Pasi doli gruaja donte t’i mbyste fëmijët me thonj. Ne lajmëruam policinë dhe gruaja sërish tentoi të mbyste fëmijët edhe në sy të policisë. Jam i lumtur që shpëtova dy engjëj. Nuk e ndiej veten hero, mund ta bënte gjithkush.”

Të mërkurën Gjykata e Fierit ka caktuar masën arrest me burg për 42-vjeçaren Rudina Kishta që i vuri flakën shtëpisë, dhe tentoi të mbyste në lumë dy vajzat e saj të mitura.

Rudina Kishta
Rudina Kishta

 

“Unë ia kam vënë flakën shtëpisë sepse Ardian Gjika nga Grecallia me të cilin bashkëjetoj prej 6 muaj ka ushtruar dhunë ndaj meje dhe dy vajzave të mitura 6-vjeçare. Kam 6 muaj që jetoj në kushte të vështira dhe bashkëjetuesi ishte i dhunshëm dhe pinte”, ka thënë ajo.

Kishta ka pranuar edhe tentativën për mbytjen e dy vajzave të mitura duke thënë se këtë do ta bënte pasi vajzat janë të sajat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.