Nostalgji

Nostalgji/ Samanta Karavella bën tatuazh. Atë që Kaltrina pëlqen gjithmonë… Pse Bojkenit i pëlqen ‘live’

16:00 - 16.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Samanta Karavella bën tatuazh. Atë që Kaltrina pëlqen gjithmonë… Pse Bojkenit i pëlqen ‘live’




Samanta bën Tatuazh
Edhe Samanta i është bashkuar dëshirës së plot vajzave të tjera të moshës së saj për të realizuar një tatuazh. Si vend ka zgjedhur pikërisht dorën e djathtë, pak më sipër se pëllëmba. Pasi është menduar për pak kohë se çfarë dizenjo të realizonte, më në fund ka vendosur. Nuk bëhet fjalë as për gërma, iniciale, apo tribal i vogël abstrakt. Samanta Karavella ka bërë një lule, duke dhënë imazhin e një tufe lulesh duke nisur që prej rrënjës. Ka rreth një muaj që e ka bërë tatuazhin. Për të është mjaft i lezeçëm dhe pozicioni që ka zgjedhur po ashtu. Në këtë foto Samanta shihet tek pjesa e jashtme e Amfiteatrit, teksa është duke komunikuar me telefon ku i duket qartë edhe tatuazhi.

Atë që Kaltrina pëlqen gjithmonë…

Në performancat e saj skenike e shohim gjithmonë ndryshe në veshje dhe në shijet e saj në kombinim, në varësi edhe të evenimentit. Por ama një detaj dëshiron ta mbajë të patjetërsuar, dhe janë pikërisht flokët. Modelet i alternon, edhe pse shpesh preferon t’i mbajë të lëshuar dhe të krehur drejt në mënyrë natyrale, por ngjyrën e tyre jo, dhe nuk mendon asnjëherë të bëjë një tjetër kolor. Gështenjë e butë është nuanca të cilën Kaltrina Selimi e pëlqen dhe mendon se është ngjyra ideale për mimikën e saj. Nuk ka menduar kurrë të jetë bjonde apo ndonjë tjetë ngjyrë, si për shembull të kuqe apo të zeza, dhe këtë këngëtarja e shpreh gjithmonë. Siç e shihni dhe në këtë foto, këngëtarja është në stilin e saj të preferuar teksa po performon përpara fansave të saj.

Ja pse Bojkenit i pëlqen të këndojë gjithmonë ‘live’

Nuk e gjen asnjëherë veten në të kënduarit ‘playback’ apo me regjistrim dhe gjithmonë ka qenë pro idesë së të kënduarit ‘live’. Dhe këtë e bën shumë mirë teksa performon në evente të ndryshme ku është i ftuar. Këngët e tij këndohen gjithmonë në këtë mënyrë, dhe këngën e ndjen në maksimum. Bojken Lako, siç e shihni edhe në këtë foto, këndon me gjithë shpirt, aq sa nga forca dhe potenca e zërit nuk do t’ia dijë për asgjë tjetër në ato momente veçse të kënaqë publikun. Bojken Lako dallohet për zërin e tij karakteristik ndërsa rryma e tij e preferuar është ajo alternative me përjashtim të ndonjë rasti të veçantë.

Ky shkrim u botua më 12 Qershor 2010


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.