POLITIKË

Opozita dialog me qeverinë? Paloka: Në shtator do rrëzojmë Ramën, shkatërroi procesin e vetting-ut

15:30 - 16.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënkryetari Partisë Demokratike në një intervistë për News24, ka folun në lidhje me ecurinë e vettingut. Paloka thekson se procesi i largimit të faktorëve korruptiv në sistemin e drejtësisë ka dështuar, pasi vettingun po e kalojnë gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.




Nënkryetari i PD, deklaraon se kryeministri Edi Rama, e ka penguar qëllimisht ligjin e Magjistraturës dhe implementimin në mënyrën e duhur të reformës në drejtësi, pasi po tenton të mbrojë ministrat e tij të korruptuar.

Paloka shprehet se pushimet kanë përfunduar për zyrtarët e PD, pasi ka nisur përgatitjet për aksionin opozitar që do të mbahet në shtator kundër qeverisë Rama.

Dhe pse nuk jep detaje numri dy i Partisë Demokratike shprehet se opozita premton surpriza dhe aksion të fortë si brenda dhe jashtë Parlamentit.

“Ligji i Magjistraturës është ligj që lidhet me reformën në drejtësi. Reforma ne drejtoi është thënë tashmë jo vetëm nga ne por edhe nga vëzhguesit realist të kësaj të ashtuquajtur reformë në drejtësi, ka dështuar. Sot vettingu nuk është ai qe na u tha dhe që prisnin shqiptarët…. sot kalon Dvorani dhe nuk kalon një tjetër. Ne nuk marrim përsipër të mbrojmë asnjë gjyqtarë dhe asnjë prokuror të larguar prej KPK, por shohim që fatkeqësisht me të njëjta të dhëna madje edhe me keq se aq, gjyqtarë që janë edhe me te korruptuar që rezultojnë me fakte me te korruptuar edhe te implikuar në dhënien e vendime te padrejta kanë kaluar.

Pse? sepse kështu ka dashur Edi Rama. Pra, kjo reformë në drejtësi jo vetëm për mua tashmë është dështim për të cilin ne e kemi dhënë zgjidhjen, kemi dhënë pikat si mund të rikthehemi në rrugën e drejtë, por duket hapur se Rama nuk e do. Pastaj ftesat për bashkëpunime dhe te tjera, janë lojëra të zakonshme të Ramës, që dihet se ku të çojnë. Për çfarë duhet tryeza, ne i kemi renditur pikat si mund të rikthehet reforma në drejtësi në binarët e saj kushtetutës. sepse kjo është kryesorja, u shkelen ato ndryshime kushtetuese që u bënë me konsensus me ligje antikushtetuese që u bënë nga mazhroanca. Nëse nuk kthehemi aty çfarë kuptimi ka.

Të dalë opozita ti japë si buqete me lule drejtësinë Ramës në dorë. Që të bëjë atë që po bën, sepse i vetmi qëllim i tij të mbronte gjyqtarët e korruptuar dhe përmes tyre të mbronte ministrat dhe qeveritarët e korruptuar dhe atë po bën.

Aksioni i opozitës do të jetë në vazhdim….Nuk është ndalur aksioni i opozitës, pavarësisht se dihet që periudha e verës ka kushtet e vetat, jo gjithnjë politika është në kulmin e aktivitetit dhe jo vetëm politika, por aksioni opozitar do te vazhdoje ne shtator dhe gjatë gjithë kohës deri sa te arrijmë qëllimin që ne kemi venë prej kohës, që është largimi i qeverisë. Situata vetëm është përkeqësuar si sociale si ekonomike. Të gjitha sondazhet, të gjitha ngjarjet dhe faktet, dhe që flasin si për ekonominë dhe jetën sociale janë negative dhe kjo do reflektohet në reagimin e opozitës. Gjatë gjithë kësaj kohe ne denoncuar faktet që lidhen ne korrupsionin qeveritar qe për fat te keq është i vetmi qe nuk njeh as ndalim as pushim. Edhe pse Rama ka qene duke pushuar ne bregdet aktet korruptive të kësaj qeverie s’jane ndalur. Reagim ynë në vijim do të jetë me një qëllim; largimi i qeverise”, thekson nënkryetari demokrat.

Mijëra demonstrues kanë mbushur rrugët e Bukureshtit për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë rumune të social-demokratëve. por, a presim një skenar rumun edhe ne Shqipëri?!

“Që shqiptaret duhet të ngrihen në protesta nuk ka dyshim më për askënd, paralelet me Rumaninë, janë pak. Ka ca ndryshime, Rumania është anëtare e BE, dhe nuk do doja ti ngarkoja emigranteve shqiptar një përgjegjësi të tille që në fakt duhet ta kemi të gjithë. Pavarësisht se ne Rumani nisi si lëvizje emigrantësh nuk mund të kërkojmë që të njëjtën gjë të bëjnë emigrantët shqiptarë, se shumica e emigranteve shqiptarë janë pa letra, këtu fillon diferencimi, por jam i bindur që kërkesën për ndryshimin dhe rrëzimin e kësaj qeverie e kanë shqiptarët si brenda dhe jashtë kufijve….Do vijojmë reagimin tone dhe qëllimi është vetëm një rrëzimi i qeverise. Deri në largimin e qeverisë, opozita do të vijoje me denoncimin e aferave korruptive të tilla janë edhe koncesionet. Në Itali po diskutohet mundësia e heqjes se licencës se kompanisë koncensionare që mirëmbante urën e Genovas ku dhjetra persona mes tyre edhe dy shqiptarë humbën jetën, një nënkompani e Condotte ‘SPA’, vepron edhe në Shqipëri”, tha nënkryetari demokrat, i cili nuk e fshehu habinë qe kompani të përfshira në skandale përfitojnë tendera edhe ne tek ne.

“Se di si i qëllojnë kryeministrit tonë që të gjitha firmat që janë ose te akuzuara për korrupsion apo skandale ne vendet e tyre dalin dhe fitojnë ose tendera ose marrin nga qeverisa shqiptarë vepra për të realizuar në Shqipëri, është rastësi e çuditshme. PPP janë akt i pastër korruptiv në Shqipëri, jo vetëm se ja kërkon opozita por edhe institucionet ndërkombëtare si DASH që të ndërpriten, Rama duket se nuk e ka ndërmend se është mënyra si po grabit shqiptarët, kur ndërkombëtarët i dalin kundër në këtë aspekt si kupton s’ja njeh gjuhen, kur dalin nga ata që i thonë ‘bravo ska kanabis’. Në këtë rast nuk e kupton anglishten as të FMN as të Bankës Botërore as te Departamentit Amerikan të Shtetit”, tha ai.
Paralelisht me aksionin opozitar demokratët po përgatiten për zgjedhjet në parti, të cilët u shtynë për në vjeshte për shkak të zhvillimeve politike.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Paloka!
    Si nuk ke turp nga Opinioni Publik.
    Sa here keni bere deklarata qe do te rrezojme Ramen,te kujtohet?
    E keni rrezuar?
    Jo.
    Nuk e di pse nuk rrezohet Rama?
    Nuk keni Popullin me vehete.Populli ose me mire shumica, nuk ka besim me tek forca juaj politike.
    Ju kemi provuar disa here,nuk jeni te afte per te drejtuar .Mos u mundo,s’te vjen njeri nga pas.E pate tubimin e fundit.U katandis kokoshi nje thele.

    Përgjigju ↓