SPORT

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria nuk ka përmirësim, kryeson Franca

18:44 - 16.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pushimet e verës kanë shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme për kombëtaren shqiptare të futbollit. Në rënditjen e re të FIFA-s, kombëtarja e drejtuar nga italiani Christian Panucci nuk ka lëvizuar me ansnjë pozicion duke mbajtur vendin e 58-të në klasifikimin global.




Asnjë ndryshim pozicioni edhe për kombëtaren e Kosovës që gjendet e 141 në rënditjen botërore, ndërkohë që ngjitje në këtë rënditje ka pësuar kombëtarja e Kroacisë, me skuadrën e drejtuar nga Zlatko Dalic që ka përfituar plot 16 pozicione për tu rënditur e katërta.

Një dorë në këtë drejtim i ka dhënë padyshim paraqitja në Kupën e Botës Rusi 2018, ku arriti të shpallej dhe nënkampione, ndërkohë që kampionët e sapo shpallur, Franca është ngjitur me gjashtë pozicione, çka e ngjit atë në krye.

Rënditja e Shqipërisë

“Top 10”

Rënditja e Kosovës


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.