SPORT

“Turpërohet” Kukësi, eliminohet nga Europa League

21:06 - 16.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kukësit nuk i ka mjaftuar as një dopietë e Reginaldos për të siguruar një biletë për në play-offin e Europa League, me verilindorët që janë eliminuar nga Torpedo Kutaisi me rezultatin e përgjithshëm 5-4.




Duke ditur dhe rezultatin e përballjes së parë me rezultatin 5-2, në “Elbasan Arena” Kukësi kishte shkuar me synime të qarta, të shënojë. Por pavarësisht se të besuarit e Armando Cungut ishin më aktiv, duke marrë posedimin e topit, por rastet ishin me pikatore. Nga krahu tjetër miqtë gjeorgjian kishin ardhur me synimin e qartë për të mbrojtur dhe kjo u vërejt edhe në goditjet e pakta drejt portës. Që të shikonim goditjen e parë drejt kuadratit duhej të vinte minuta e 29-të, me sferën që përfundoi direkt e në rrjetë.

Në raundin tjetër Torpedo do të ndeshet me fituesin e çiftit Ludogorets-Zrinjski, me bullgarët që janë më të avantazhuar pasi kanë fituar me rezultatin minimal 1-0 ndeshjen e parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.