BOTA

“Është një dhimbje personale dhe nuk ka nevojë për shfaqje”

14:22 - 17.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kanë kaluar vetëm disa ditë nga ngjarja e rëndë në Genova, në të cilën 38 persona humbën jetën tragjikisht e mes tyre dy të rinj shqiptarë, teksa ditën e nesërme pritët t’ju jepet lamtumira e fundit.




Qeveria italiane e shpalli të shtunën ditë zie, ditë në të cilën do të zhvillohet edhe ceremonia shtetërore e viktimave, ceremoni të cilën shumë të afërm e kanë kundërshtuar.

Shteti duhet të kishte qenë më parë atje, jo pas. Ky është mendimi i disa familjeve të viktimave, të cilën humbën jetën para kohe.

Familjarët e 17 viktimave, nga 38 në total, kanë kërkuar një ceremoni private dhe e kanë quajtur farsë atë të organizuar nga shteti, në të cilën do të merrte pjesë edhe presidenti Sergio Mattarella.

“Nuk duam asnjë ceremoni farse. Djali im nuk do të jetë në listën e vdekjeve të shkaktuara nga dështimet italiane, unë do të sigurohem se ka drejtësi për të dhe për të tjerët: nuk duhet të harrojmë”, shkruajti  Roberto Battiloro në Facebook, babai i Giovanii-t, një prej viktimave të kësaj tragjedie.

Teksa shtoi se kërkojnë një ceremoni në shtëpi dhe më pas në kishë.

“Është një dhimbje personale dhe nuk ka nevojë për shfaqje. Nga sot nis lufta jonë për drejtësi, për të vërtetën, nuk duhet kurrë të ndodhi”, përfundoi ai.

Edhe Anna Timossi, nëna e 34-vjecares Elisa Bozzo, u shpreh kundër funeralit shtetëror duke thënë se: “Nuk më pëlqejnë gjërat publike”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.