SPORT

Flet Alonso: Pse vendosa të largohem nga Formula 1

19:44 - 17.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas 17 sezonesh në Formula 1, piloti spanjoll Fernando Alonso ka vendosur të largohet nga sporti ku u shpall dy herë kampion bote.




Arsyeja e këtij vendimi të papritur është se tashmë ky sport, prej vitesh, nuk po prodhon më asgjë, është monoton dhe i parashikueshëm. Këtë gjë e ka pohuar vetë piloti spanjoll sot nga Silverstone, gjatë prezantimit të garës 6-orëshe të kampionatit WEC (World Endurance Championship) që zhvillohet në pistën britanike.

“Vendosa të largohem pasi në pistë nuk ka më rivalitet. Nuk është më kampionati që kisha ëndërruar disa vite më parë. Në Formula 1, më së shumti flitet për atë që ndodh jashtë piste se sa brenda saj. Më së shumti komentohen bisedat në radio se sa parakalimet, pasi janë të pakta. Në këtë sport mendoj se ka kategori të tjera ku ka më shumë aksion në pistë”, tha Alonso.

Më tej, piloti spanjoll shton:

“Në vitet 2003, 2004, 2008, 2009 dhe 2011, nuk kam fituar shumë gara, por ishte e vështirë të parashikoje se çfarë mund të ndodhte në pistën e SPA apo atë të Monzës. Ndërsa sot mund të parashikosh renditjen deri në vendin e 15-të, me pak gabime. Unë, në kaq vite i kam arritur ato që kisha ëndërruar, por për të rinjtë sot është e vështirë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.