Kryesore

Mali i Zi dërgon ushtrinë në kufi me Shqipërinë

14:37 - 17.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mali i Zi do të dërgojë që prej ditës së sotme trupa të ushtrisë për të patrulluar kufirin me Shqipërinë, për të shmangur fluksin e emigrantëve dhe refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut.




Lajmin e ka dhënë Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi, e cila shpjegon se policia gjendet në të gjitha ish-republikat e Jugosllavisë për të siguruar mbrojtjen e kufirit, teksa ushtria mund të thërritet vetëm për të ndihmuar në raste emergjente.

Trupat malazeze do të përdoren që nga sot për të kontrolluar rajonin kufitar dhe kufirin shtetëror me Republikën e Shqipërisë pranë pikës së kontrollit të Bozaj. Siguria kufitare do të mundësohet nga patrulla të përbashkëta të policisë dhe forcave të armatosura që do të parandalojnë kalimet e paligjshme në kufirin Mali i Zi- Shqipëri, si dhe aktivitete të tjera të paligjshme në rajonin kufitar”, thuhej në deklaratën e ministrisë.

Në korrik, kryeministri hungarez Viktor Orban i ofroi homologut të tij malazez Dushko Markoviç, ndihmë në përballimin e krizës së migracionit, pasi sipas udhëheqësit hungarez, Mali i Zi po mbronte jo vetëm kufijtë e saj, por edhe Hungarinë dhe të gjithë Bashkimin Evropian.

Autoritetet malazeze gjithashtu kanë thënë se po konsideronin ndërtimin e një gardhi përgjatë kufirit të përbashkët me Shqipërinë.

Pas mbylljes zyrtare të së ashtuquajturës “rruga e emigracionit të Ballkanit Perëndimor” në vitin 2016, refugjatët tani udhëtojnë në vendet e BE-së përmes një rruge të re të Ballkanit, duke rritur presionin ndaj kapaciteteve pritëse të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.