LIFE STYLE

Mbani syze? Ja disa këshilla që duhet t’i dini

15:41 - 17.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe pse kohët e fundit vendosja e syzeve mund të jetë kthyer në një trend, për një pjesë të mirë të njerëzve ato janë domosdoshmëri.




Syzet në fakt janë të vështira për t’u mbajtur e kanë marifetet e tyre të cilat duhet pak kohë që t’i mësoni hilet. Duke filluar që nga rrëshqitja poshtë hundës, mospërshtatja drejt, pastrimi apo mjegulla që krijohet kur ndryshon temperatura e ambientit janë të gjitha një telash më vete.

Por nëse i hidhni një sy këtyre këshillave të mëposhtme syzet për ju nuk do të përbëjnë më aspak një problem.

Fshini mjegullimin e syzeve tuaja

Nëse ndërroni një ambient ku temperatura ndryshon mjegullimi i syzeve tuaja gjithnjë do të ndodhë. Mos u shqetësoni për këtë, me pak sapun duarsh dhe një leckë syzet tuaja do të bëhen shumë të pastra dhe shikimi juaj do të jetë më i qartë.

Parandaloni rrëshqitjen e syzeve poshtë hundës suaj

Blini një krem për rrathët poshtë syve por në këtë rast përdoreni për hundën tuaj. Lyeni pak pjesën ku iu rrëshqasin syzet dhe do të shikoni se nuk do të keni më asnjë problem me to.

Vendosini një shirit të shndritshëm diku në mënyrë që të mos i humbisni

Derisa të vijë momenti që të mësoheni me syzet tuaja e ato të bëhen një pjesë e pandashme do t’i hiqni shumë shpesh.  Dhe duke i hequr shpesh është normale të harroni se ku i latë.  Kjo I ka ndodhur të gjithëve, për ta evituar këtë e për t’i gjetur edhe në errësirë vendosini syzeve tuaja një ngjyrë identifikuese.

Krijoni larësin tuaj të syzeve

Ka disa detergjentë të cilët gjenden në supermarkete për pastrimin e syzeve por përse t’i blini këto detergjentë kur ju mund ta krijoni vetë një të tillë. Mjafton të merrni një shishe llak të vogël e ta përzieni me 3 pika sapun, alkool dhe ujë. Kjo përzierje do të krijojë larësin e syzeve tuaja. Më pas sigurohuni që të përdorni një leckë të butë, mikrofibër për të fshirë lentet tuaja.

Hiqni gërvishtjet e syzeve tuaja më pastë dhëmbësh

Për të hequr gërvishtjet e vogla nga syzet tuaja shtrydhni pak pastë dhëmbësh në lente dhe përhapeni me lëvizje rrethore, pas pak shpëlani pastën e dhëmbëve nga syzet dhe ato do të jenë si të reja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.