Rajoni

“Merkel nuk është armike, por një mike e sinqertë”

13:04 - 17.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se nuk e konsideron kancelaren gjermane Angela Merkel një armike, pavarësisht deklaratës të saj se kufijtë në Kosovë janë plotësisht qartë të përcaktuara.




Ai i tha Radio Televizionit të Serbisë se vendi i tij ka pak aleatë në bashkësinë ndërkombëtare dhe Angela Merkel konsiderohet si një “mike e vërtetë”.

Presidenti serb po ashtu konfirmoi vizitën e tij në Kosovë më 9 shtator.

“Nëse çdo gjë do të shkojë sipas planit, në këtë datë do të jem me serbët në Kosovë”, u shpreh presidenti serb.
Kreu i shtetit serb, sidoqoftë theksoi se qëllimi kryesor i Beogradit është ruatja e paqes në Kosovë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.