AKTUALITET

Ndjekja si nëpër filma në Tiranë, policia sqaron përplasjen me dy të rinjtë

11:47 - 17.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

U deshëm plot 12 orë që policia e Tiranës të sqarojë ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet.
Sipas njoftimit zyrtar thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:20 të së enjtes dhe se në pranga kanë përfunduar: Gentjan Koçi, 25 vjeç dhe Ervin Kodra, 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.




Dy të rinjtë në rrugën “Jordan Misja”, duke lëvizur me mjetin tip “Tuareg”, i cili drejtohej nga Gentjan Koçi dhe pasagjer Ervin Kodra, nuk i janë bindur shenjës së ndalimit të shërbimit të “Forcës së Posaçme Shigjeta”.

LEXO EDHE: “Shpejtësi dhe çmenduri” në rrugët e Tiranës, dy të rinj përplasen në ndjekje nga policia

Ata mbanin me vete dy pistoleta dhe pas shenjës së efektivëve janë larguar me shpejtësi, duke u bërë burim aksidenti e duke u përplasur edhe me 4 mjete të tjera në rrugë. Shumë forca policie i kanë ndjekur nga pas dhe dy të rinjtë janë bllokuar në rrugicat e rrugës “Jordan Misja”.

Pas përplasjes me makinat e tjera, Gentjan Koçi dhe Ervin Kodra janë munduar të largohen me vrap dhe armët i kanë hedhur në oborrin e një banese.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.