Nostalgji

Nostalgji/ Albani i kërkon bashkëpunim Ryan Tedder?! Erioni ‘abandonon’ Ajolën në foto

16:00 - 17.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Albani i kerkon bashkëpunim Ryan Tedder?! Erioni ‘abandonon’ Ajolën në foto




Albani i kerkon bashkëpunim Ryan Tedder?!

Pas koncertit të zhvilluar në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” ku të ftuar ishin grupet e mirënjohura “Planet Funk” dhe “One Republic” këngëtari shqiptar Alban Skënderaj dhe e dashura e tij Miriam Cani janë fotografuar me liderin e grupit “One Republic” Ryan Tedder. Albani fillimisht e ka komplimentuar për shfaqjen dhe ndoshta i ka propozuar një bashkëpunim midis tyre. Pas suksesit të arritur në Shqipëri, ku ka qënë dhe fituesi i dy festivaleve dhe në Gjermani me këngën “This is your day” mesa duket Albani po konsideron seriozisht mundësinë për të debutuar dhe në ShBA, pse jo, në një bashkëpunim me “One Republic”.

Erioni ‘abandonon’ Ajolën në foto

Në koncertin “Rock in Tirana” nuk ka munguar dhe Ajola Xoxa me të fejuarin e saj, kryetarin e Partisë “G99”, Erion Veliaj. Në foton e servirur nga fotografi ynë Ajola shfaqet midis grupit “One Republic” dhe Alban Skënderaj e të fejuarës së tij Miriam Cani. Alban Skënderaj ka qënë një nga mbështetësit e “G99” në fushatën e kaluar dhe mesa duket vazhdon të ruajë miqësinë me çiftin Xoxa-Veliaj, por ky i fundit mungon në foto. Mesa duket Veliaj nuk është një fans i zjarrtë i “One Republic” por ka qënë i pranishëm në koncert vetëm për t’i bërë qejfin të fejuarës së tij.

Ky shkrim u botua më 12 Qershor 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.