Kryesore

Rritje e çmimeve të teksteve shkollore…Sa lekë më shumë do të shpenzoni për Matematikën e Anglishten

14:30 - 17.08.18 Voltiza Duro
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe pse nxënësit nga klasa e parë deri në të katërt do i marrin falas tekstet këtë vit të ri mësimor, çmimet e librave për klasat e tjera ta parauniversitarit kanë pësuar rritje krahasuar me një vit më parë. Ministria e Arsimit, Sportit e Rinisë ka publikuar katalogun final të teksteve shkollore në faqen e saj zyrtare për vitin mësimor 2018-2019, në të cilin vihet re një rritje e çmimit nga 2-35% më shumë.




Kështu teksti i Gjuhës Shqipe për klasën e VI, vjet kushtonte 529 lekë, ndërsa këtë vit prindërit do e blejnë 10 lekë më shumë, pra 539 lekë. Ndërkohë, Matematika për vitin 2018-2018, do të kushtojë 586 lekë nga 513 lekë që ka qenë një vit më parë, ndërkohë Biologjia nga 208 lekë do të kushtojë 42 lekë më shumë këtë vit, pra 250 lekë.

Nëse në vitin 2017-2018 historia e klasës së 6 kushtonte 214 lekë këtë vit ajo shitet 218 lekë po ashtu Fizika nga 243 lekë vjet, prindërit duhet ta blejnë 247 lekë, e po njësoj edhe teksti i lëndës Teknologji Informacion Komunikim.

Një rritje e lartë çmimi prej 183 lekësh vihet re te teksti i anglishtes së klasës së gjashtë, i cili vitin e kaluar ka qenë 893 lekë ndërsa sivjet do të shitet me 1076 lekë. Sipas vëzhgimeve dhe krahasimeve me vitin e kaluar, këtë rritje e kanë pësuar të gjithë librat duke rritur çmimin e paketës e cila për klasat e 6 –ta në vitin shkollor 2017-2018 kushtonte 3964 lekë në total, ndërsa këtë vit arrin në 4298 lekë ose 325 lekë më shumë.

Edhe teksti i lëndës së Gjeografisë ka pësuar një rritje prej 20 lekësh, pra nga 292 lekë që u tregtua një vit më parë, për 2018-2019 prindërit do të duhet ta blejnë me 312 lekë. ndërkaq, edhe teksti i Artit Pamor nga 167 lekë që është marrë një vit më parë, do të kushtojë 170 lekë këtë vit.

TREGTIMI

Ndërkohë edhe për këtë vit prindërit do të kenë mundësi të blejnë librat për fëmijët e tyre 10 ditë para nisjes së shkollës pranë njësive tregtare të shitjes së librave ose pika të tjera shitjeje pranë shkollave nga subjekte të licencuara.

Sipas urdhrit të publikuar tashmë nga ministria e Arsimit, subjekteve të licencuara për shitjen e librave shkollor nuk do ti lejohet që ti shesin nxënësve libra të cilët nuk janë pjesë e katalogut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.