Tech

16-vjeçari hakon dosjet e Apple

19:25 - 18.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një adoleshent nga Australia ka pranuar se ka hakuar rrjetin Apple për shkarkimin e dosjeve të brendshme, sipas raporteve. 16-vjeçari arrit të shkarkojë 90 GB dosje, duke u futur në sistem shumë herë gjatë një viti nga shtëpia e tij në periferi të Melburn.




Thuhet se ai ka ruajtur dokumentet në një dosje të quajtur “hacky hack hack”. Apple insiston që asnjë informacion i klientit nuk është komprometuar.

Por The Age raporton se djali kishte pasur akses në llogaritë e klientëve. BBC ka kontaktuar Apple për sqarime, por firma nuk ka reaguar ende.

Sipas deklaratave të bëra në gjykatë, gjigandi i smartphone-ve kontaktoi FBI-në kur u vu në dijeni për ndërhyrjen dhe çështja iu referua Policisë Federale Australiane (PFA).

Një operacion i PFA në shtëpinë e djalit zbuloi dy laptopë me numra serialë që përputheshin me ato të pajisjeve që kishin hyrë në sistem. Policia konfiskoi gjithashtu një telefon celular dhe një hard drive.

Sipas The Age, adoleshenti ishte mburrur për aktivitetet e tij në mesazhet e shkëmbyera në WhatsApp. Emri i djalit nuk është bërë publik për arsye ligjore. Vendimi për dënimin e tij do të merret më 20 shtator.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.