LAJMI I FUNDIT

Keidi Bare bëhet gati për kthimin në La Liga, refuzon ofertat nga Italia e Gjermania për t’iu bashkuar një tjetër futbollistit të Kombëtares

08:28 - 15.08.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kaidi Bare ka luajtur këtë fundjavë ndeshjen e parë zyrtare të sezonit me skuadrën e Espanjol në La Liga 2, duke qenë për 78 minuta në fushën e lojës ndaj Albasetes. Por këto mund të kenë qenë minutat e tij të fundit si lojtar i skuadrës katalanase, pasi mediat spanjolle bëjnë të ditur se ai është pranë kthimit në La Liga.




Bare raportohet se ka marrë oferta të shumta nga klube të ndryshme, të interesuara për lojtari, kontrata e të cilit mbaron pas një viti. Klube italiane, turke dhe gjermane janë interesuar për 25-vjeçarin, duke pasur parasysh edhe koston e ulët të kartonit të tij, që aktualisht vlerësohet 1-1,5 milionë euro. Por është bërë e ditur se ai kërkon të qëndrojë në Spanjë në një klub që i garanton mundësinë e aktivizimit titullar dhe duket se e ka gjetur.

Rajo Vajekano, skuadra në të cilën aktivizohet Ivan Balliu, sheh mesfushorin si një përforcim shumë të rëndësishëm. Klubi në fjalë është gati të paguajë për kartonin e tij shumën që kërkon Espanjol, ndaj në ditët në vijim, pritet të finalizohet transferimi i mesfushorit shqiptar në La Liga.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.