SPORT

Juve ia del të fitojë me vuajtje… Ronaldo në hije

20:14 - 18.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk ishte ashtu siç pritej. Cristiano Ronaldo debutoi në Serinë A, në sfidën hapëse mes Chievos dhe Juventusit, e cila u fitua nga bardhezinjtë me rezultatin 2-3.




Përkundër pritshmërive, sulmuesi portugez nuk arriti të lërë gjurmë në këtë takim, teksa u izolua mjaft mirë nga mbrojtja e Chievos.

Juventusi gjeti avantazhin që në minutën e tretë, me anë të Sami Khedirës, ndërsa Chievo barazoi në të 37-ën, me golin e shënuar nga Stepinski, duke shkuar në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-1.

45-muinutëshi i dytë fillon vrullshëm për veronezët, që kalojnë në avantazh me anë të një ish juventini, Giacherinit, por bardhezinjtë kurrsesi nuk mund të pajtoheshin me këtë rezultat.

Fillimisht ishte një autogol i Banit në minutën e 75-të, që riktheu baraspeshën dhe më pas, në minutën e dytë shtesë ishte Bernardeschi, që shënoi golin me vlerë 3-pikëshe për skuadrën e Allegrit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.