Kosova

Kryetari i Mitrovicës kundër Thaçit: Jo ndarje! Berisha: Serbomëdhenjtë do marrin përgjigjen e merituar

14:47 - 18.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i komunës se Mitrovicës, Agim Bahtiri ka vizituar Tiranën për te lobuar kundër ndryshimit te kufijve te Kosovës.
Gjatë një takimi me ish-kryeministrin Sali Berisha, numri një i komunës se Mitrovicës ka vene ne dukje se përpjekjet e Beogradit për aneksimin e Mitrovicës dhe copëtimin e Kosovës janë një kërcënim i madh për paqen dhe stabilitetin.




Edhe ish-kryeministri Sali Berisha është kundër propozimit të Hashim Thaçit, me të cilin është përplasur në distancë për këtë temë.

“Uroj që përpjekjet e tij dhe faktorëve të tjerë politikë të Kosovës t’i japin përgjigjen e merituar përpjekjeve të serbomëdhenjve të Beogradit dhe argatëve të tyre në Prishtinë që kërkojnë të copëtojnë Kosovën”, ka thënë Berisha.

Ish-kryeministri është i vetmi politikan në Tiranë i cili ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe idesë për korrigjimin e kufijve mes Serbisë e Kosovës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.