Nostalgji

Nostalgji/ VIPo-mania futbollistike, Për kë bën tifo Genta, Zanfina, Adelina e Agnesa?!

16:00 - 18.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: VIPo-mania futbollistike, Për kë bën tifo Genta, Zanfina, Adelina e Agnesa?!




VIPo-mania futbollistike, Për kë bën tifo Genta, Zanfina, Adelina e Agnesa?!

Edhe pse merren kryesisht me muzikë, ka raste kur bëjnë tifo për ekipe të caktuara. Megjithatë, këngëtaret kosovare adhurojnë ekipet më shumë për lojtarët që luajnë në to. Genta Ismajli, Zanfina Ismajli, Adelina Berisha, Agnesa Vuthaj flasin për Kampionatin Botëror dhe parashikimet e tyre për garën në Afrikën e Jugut. Këngëtarja Genta Ismajli thotë se ajo nuk do të ketë shumë kohë për ta parë Kampionatin Botëror “Afrika e Jugut 2010”, sepse do të ketë shumë angazhime gjatë kësaj vere. “Mirëpo, do të bëj tifo për Italinë, pasi më pëlqen edhe ekipi i Milanos, edhe pse nuk e di se me cilin ekip dhe cilët lojtarë do të paraqitet Italia në Kampionatin Botëror”. Këngëtarja tjetër, Zanfina Ismajli tha se është një adhuruese e ekipit të Portugalisë dhe shpreson që kapiteni i kësaj skuadre, Cristiano Ronaldo, të ngrejë Kupën e Botërorit në “Afrikën e Jugut”.

“Sivjet do të jem një tifoze e flaktë e Portugalisë. Edhe pse kam shumë pak kohë për ta ndjekur për shkak të angazhimeve, do të bëj tifo për këtë kombëtare për shkak se në të luan Cristiano Ronaldo”, – tha Zanfina. Bukuroshja kosovare Agnesa Vuthaj ka dy ekipe që parapëlqen të fitojnë Botërorin. “Preferoj dy ekipe – Anglinë dhe Gjermaninë. Janë ekipe, të cilat mendoj se do paraqiten më të kompletuara dhe më luftarake për të luftuar për titullin”. Nga ana tjetër, këngëtarja Adelina Berisha thotë se do të bëjë tifo për Brazilin, sepse për këtë ekip luan njëri prej lojtarëve të preferuar të saj. “Pra, bëj tifo për Brazilin sepse në të luan mesfushori kreativ i Real Madrid, Leite Kaka, i cili lojtar më pëlqen shumë”, – tha Berisha.

Ky shkrim u botua më 12 Qershor 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.