Kosova

NYT shkruan për “Sunny Hill Festival”, Dukagjin Lipa: Të gjithë duhet ta njohin Kosovën

10:54 - 18.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Sunny Hill Festival”, eventi më i madh i muzikës i mbajtur për tre ditë radhazi në Kosovë, ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja.




Prestigjiozja “New York Times” e ka quajtur festivalin si të rëndësishëm për promovimin e Kosovës në botë, nga figurat më të rëndësishme të muzikës.

Dukagjin Lipa, babai i këngëtares Dua Lipa i cili financoi edhe festivalin, u shpreh se kishte një arsye të fortë pse kishte marrë një nismë të tillë.

“Për më shumë se 50 vite, ka pasur një keqkuptim për Kosovën. Nuk është ajo që njerëzit lexojnë”, u shpreh ai.

Teksa shtoi se shumë njerëz kanë ende në mendje imazhin e luftës së 199-ës për Kosovën, gjatë së cilës kryengritësit shqiptarë luftuan për pavarësinë nga Serbia dhe u pasua nga kriza e refugjatëve.

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë ende të tensionuara, ndërkaq situata politike ndikon në një perceptim të vakët për Kosovën.

Dukagjin Lipa rrëfen se kur tregon që është nga Kosova, shumë njerëz i shprehin keqardhjen, prandaj ai kërkonte me çdo kusht të ndryshonte këtë mendësi.

“Dëshiroja të tregoja se Kosova është një vend i gjallë ku njerëzit mund të kalojnë momente argëtuese. Ne kemi problemet tona, por ne kemi një vendet me më shumë të rinj në botë. Ata janë inteligjentë, janë krijues. Ata kanë diçka për të thënë”.

Një ndjenjë e fortë e identitetit shqiptar etnik mbizotëronte kudo në festival. Dua Lipa, e veshur kuq e zi, ngjyrat e flamurit kombëtar shqiptar, performoi për 90 minuta dhe pothuajse fliste shqip gjatë performancës.

Shumë nga këngëtarët e ftuar të muzikës rep si M.C. Kresha dhe Jericho, entuziazmuan turmën duke bërë shqiponjën me duar.

Po njësoj edhe reperi amerikan Action Bronson, babai i të cilit është shqiptar, bëri gjestin e shqiponjës gjatë kohës që performonte.

Bajram Kinolli i Gipsy Groove, një grup që luajti në këtë festival, tha se kritika e tij e vetme ishte se festivali nuk përfaqësonte të gjithë.

Një këngëtar serb duhet të ishte pjesëmarrës, për të tërhequr serbët etnikë që jetojnë në veri të Kosovës, tha ai.

“Dhe ka vetëm një Cigan”, shtoi ai duke qeshur, duke iu referuar vetes.

Festivali tre ditor mblodhi edhe të huaj, ndonëse shumica ishin shqiptarë të diasporës, të cilët konfirmuan me zë të lartë se festivali ishte një sukses i vërtetë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.