POLITIKË

PD kërkon arrestimin e deputetit Jurgis Çyrbja

12:52 - 18.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike kërkoi arrestimin e deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja një ditë pasi gazetarja Klodiana Lala publikoi përgjimet e prokurorisë që lidheshin me hetimin për Shullazin.  (Përgjimet për deputetin)




Deputeti demokrat Ervin Salianji, nga selia e PD tha se Edi Rama është ai që mbron Shullazin dhe bandën e tij, ndërsa ende nuk ka asnjë reagim për deputetin e përfshirë.

Deklarata e plotë
Prej 24 orësh media ka bërë publike përgjimet e prokurorisë, ku deputeti i Edi Ramës në Shijak, Jurgis Çyrbja, faktohet si anëtar i bandës së Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtor për regjistrimin e pasurive të paluajtshme në emër të tij. Në një përpjekje të dëshpëruar, deputeti i Edi Ramës mashtroi dje shqiptarët dhe u përpoq t’u hidhte hi syve për të shpëtuar veten.

Është e papranueshme sesi nga Prokuroria nuk ka asnjë reagim për komunikimet e përgjuara në mënyrë të ligjshme prej saj, ku deputeti i Edi Ramës ka komunikuar të paktën dy herë në telefon me Gilmano Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit për çështjen e hotel Vollgës. Kjo pronë është regjistruar në pronësi të Emiljano Shullazit nga Jurgis Çyrbja, por ndryshe nga Shullazi që është në burg, Çyrbja është në parlament nën mbrojtjen e Edi Ramës.

Edi Rama, njësoj si prokuroria që ka në varësi, hesht prej 24 orësh. Pse e ka kyçur gojën Rama, i cili komenton edhe fustanet e grave, por jo lidhjet e deputetit të tij të Shijakut me bandën e Emiljano Shullazit?! Edi Rama nuk flet për të dënuar lidhjet e krimit me politikën, sepse ai është arkitekti i bashkëqeverisjes me krimin, i cili e mban në pushtet. Kështu po mbron Rama, Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin, Damian Gjiknurin, Mark Frrokun, Arben Ndokën, Armando Prengën dhe çdo lidhje të krimit brenda dhe jashtë parlamentit.

Shqiptarët duhet ta dinë që, nëse Edi Rama do të lejonte kukullat e veta në Prokurori të zbatojnë ligjin, në Kuvend duhet të kishte shkuar kërkesa për arrestimin e menjëhershëm të deputetit Jurges Çyrbja, anëtar i bandës së Emiljano Shullazit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.