BOTA

Përmbytjet në Indi, 324 persona kanë humbur jetën

18:00 - 18.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Situata e përmbytjeve në Indi është përkeqësuar edhe më shumë, duke shkuar në 324 numri i personave që kanë humbur jetën.




Me mijëra vetë kanë mbetur të bllokuar në shtetin jugor të Keralas, ku vijojnë përpjekjet e shpëtimit, në të cilat është përfshirë së fundmi dhe ushtria e vendit.

Qindra trupa, dhjetëra anije dhe helikopterë po ndihmojnë ne evakuimin e njerëzve pas atyre që cilësohen nga zyrtaret atje si përmbytjet më të këqija prej një shekulli.

Shumë njerëz që kanë mbetur të bllokuar nga ujërat, janë ngjitur në çatitë e shtëpive të tyre të përmbytura.

Edhe kryeministri i vendit, Narendra Modi, ka shkuar në zonën e prekur dhe ka takuar zyrtarët lokal për të diskutuar krizën.

Që nga fillimi i sezonit të musoneve në qershor, në Indi kanë humbur jetën gati 1.000 vetë.

Teksa zyrtarët janë detyruar të japin alarmin e kuq.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.