BLUETOOTH

Pushimet romantike të Rozana Radit, poston foto me njeriun e zemrës

11:48 - 18.08.18 Pamela Aliaj
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tashmë prej 6 vitesh këngëtarja e njohur, Rozana Radi, është në një lidhje me oficerin e Policisë Gjyqësore të Tiranës, Shpëtim Karakushi. Edhe pse ajo është treguar gjithnjë e rezervuar lidhur me jetën e saj private, lidhja e tyre u bë publike vetëm dy vjet më parë, teksa ata u shfaqën krah njëri-tjetrit në Pallatin e Kongreseve, kur Rozana fitoi çmimin e parë të Këngës Magjike.




Ndërkohë që gjatë një interviste, Rozana ka treguar se do të martohet së shpejti edhe pse nuk ka caktuar një datë të saktë. Ndonëse nuk i ka publikuar fytyrën Rozi shfaqet tejet e lumtur gjersa mban dorën e tij.
Ky detaj pikasi edhe në një nga postimet e fundit të hedhura në faqen e saj në ‘Instagram’. Pas pushimeve të veçanta të kaluara me familjen e saj, jashtë Shqipërisë, këngëtarja duket se nuk ka përfunduar me kaq relaksin për këtë verë.
Nuk kishin se si të mungonin edhe pushimet me bashkëjetuesin e saj në një nga vendlindjet e dashurisë, Itali.

Ajo që ka bërë më tepër përshtypje është pikërisht se ndryshe nga gjithë herët e tjera ku ajo nuk ka dashur të postojë as edhe një foto me të, kësaj radhe, parapëlqeu të nxirrte në foto vetëm dorën e tij të cilën ajo është duke e shtrënguar.

Me të njëjtin titull pothuajse në çdo foto, Rozana shkruan: Kjo është dashuria! Më fol për dashurinë! Etj.
Pra, duket se këngëtarja është duke kaluar pushime vërtet unike dhe shumë romantike pranë njeriut të saj të zemrës. Ndërkohë që për herë të parë, lidhur me personin e saj të zemrës, Rozana Radi është shprehur para dy viteve në një intervistë.

Këngëtarja ka ndarë me publikun detaje nga lidhja e saj 6-vjeçare me djalin që i ka rrëmbyer zemrën. Teksa ka qenë e ftuar në emisionin ‘Rudina’, Rozana ka folur për partnerin dhe bashkëjetesën. Këngëtarja ka pohuar se ka disa vite që bashkëjeton me të dashurin e saj, oficer të Policisë Gjyqësore.

“Po, ai është shoku im, është e vërtetë. Ne kemi disa vite që bashkëjetojmë. Ai punon në prokurori, por nuk është prokuror. Është oficer i policisë gjyqësore. Do të doja të mos e vazhdoja më. Ne e duam njëri-tjetrin. Jemi shumë mirë bashkë. Unë jam e lumtur. Kam gjetur veten. Lumturia është një fjalë e madhe, por jam njeri me këmbë në tokë. Kam gjetur veten”, pohon Rozana.

Nga ana tjetër Rozi nuk iu shmang dot pyetjes se çfarë e tërhoqi më shumë tek partneri i saj. “Ai ka një sens humori që i ngjet babit tim, ka karakterin e tim eti.

Kjo është edhe gjëja që më ka bërë për vete”, theksoi ajo. Rozana u ndal tek fakti nëse ka plane për të ardhmen.
“Unë propozim nuk kam marrë, por më pëlqen edhe kështu,” thotë ajo. Ndërsa një tjetër moment interesant ka qenë kur ajo ka thënë se ka thyer një pasqyrë dhe me shaka ka shtuar se kushedi se kur do të martohej duke qenë se sipas besëtytnive e shoqëronin edhe 7 vite ters. Kjo ishte vetëm një shaka nga ana e këngëtares për të tërhequr vëmendjen nga lidhja e saj me policin e prokurorisë. Në fund të fundit e rëndësishme është që çifti ndihet mirë dhe Rozi ka gjetur gjysmën e saj! That’s amore!(Kjo është dashuria)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.