Kryesore

Shembja e urës, Presidenti Meta: Të parandalojmë tragjedi të tilla në vendin tonë

20:50 - 18.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të Admir Bokrinës, njërit prej dy shqiptarëve që humbën jetën në tragjedinë e Xhenovas në Itali.




Kreu i shtetit shkoi në fshatin Oblikë të Shkodrës tek familja Bokrina, ku tha se “nuk kanë fuqi fjalët për të shprehur dhimbjen e ngushëllimin për këtë rast tragjik”.

Duke marrë shkas nga shembja e urës në Xhenova, kreu i shtetit apeloi që edhe veprat publike në vendin tonë duhet të kontrollohen dhe të jenë të sigurta për të parandaluar tragjedi të tilla.

“Tragjedia e Genovas të na ndihmojë të reflektojmë për sigurinë e veprave publike. Duhet të marrim masa të forta për parandalimin e tragjedive të tilla në vendin tonë”, tha Presidenti i vendit Ilir Meta.

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Itali, Policia Rrugore dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar dolën në terren për të inspektuar urat dhe për të mos lejuar kamionët e tonazhit të rëndë që të kalojnë mbi to.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.