BOTA

Temperaturat e larta, mjeku- banorëve: Mos bëni seks

18:40 - 18.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banorët e Santa Martës në Kolumbi kanë marrë një këshillë që kurrë nuk e prisnin nga një mjek.




Atyre u është thënë që të mos bëjnë seks gjatë ditëve të nxehta që kanë përfshirë qytetin.

Julio Salas, mjek i qytetit, e dha këshillën kur temperatura arriti në 40 gradë celsius.

“Nëse keni ajër të kondicionuar në shtëpi, nuk ka problem. Bëni çfarë të doni”.

Udhëzimet e pazakonta u ofruan së bashku me një sërë këshillash të tjera për reduktimin e temperaturës, duke përfshirë konsumimin e shumtë të lëngjeve dhe veshjen sa më lehtë të jetë e mundur.

Santa Marta me 600 000 banorë njihet për verën e nxehtë, por këtë vit ka tejkaluar parashikimet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.