Kryesore

Vendimi, miratohen datat e aplikimit për transferim studimesh

13:45 - 18.08.18 Voltiza Duro
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë periudhës 3- 14 shtator të këtij viti, të gjithë kandidatët që dëshirojnë të ndjekin studimet në një program të dytë studimi në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2018-2019 do të kenë mundësinë të kryejnë aplikimet pranë IAL-ve përkatëse.




Shtesa pas kreut IV në udhëzimin NR. 18, ka hyrë në fuqi ditën e djeshme menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare. Sipas këtij vendimi në datat e sipërpërmendura mund të aplikojnë edhe të interesuarit që dëshirojnë të transferojnë studimet në programet e studimeve të ciklit të parë, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Ndërkohë kandidatët që aplikojnë në IAL, për program të dytë studimi apo transferim studimesh kanë të drejtë të aplikojnë deri në 5 programe studimi përpara fillimit të vitit akademik dhe sipas afateve të përcaktuara në këtë udhëzim.

“Kandidatët që aplikojnë për program të dytë studimi apo për transferim studimesh të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendimin nr. 216, datë 20.4.2018, të Këshillit të Ministrave, si dhe të plotësojnë kriteret e përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë para hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, për programet e studimit për të cilat aplikojnë”, theksohet në udhëzimin e miratuar e firmosur nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.
Sakaq, në këtë të fundit bëhet me dije se ata që aplikojnë për t’u pranuar si program i dytë apo për transferim studimesh në programet e studimeve dyvjeçare me karakter profesional, nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare.

APLIKIMI PËR TRANSFERIM
Të interesuarit që dëshirojnë të kryejnë transferime, duhet të bëjnë kujdes pasi nuk mund të pranohen aplikime për transferime gjatë vitit akademik. “Aplikimi për transferim studimesh, mund të bëhet nga një program studimi i njëjtë ose i ngjashëm i të njëjtit cikël edhe lloj, të ndjekur nga kandidati në IAL-të publike ose në IAL-të jopublike të licencuara dhe të akredituara për programin përkatës të studimit, vendëse apo të huaja”,- thuhet në udhëzim.

Ndërkohë nuk mund të kryhen transferime studimesh nga programet e studimeve dyvjeçare me karakter profesional në programe të ciklit të parë Bachelor dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë “master i shkencave”.

Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë për transferim të studimeve duhet të paraqesin, pranë sekretarive mësimore që mbulojnë programin përkatës të studimeve dhe dokumentacionin përkatës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.