AKTUALITET

Aksident i rëndë në Vlorë gjatë natës, përplasen dy makina

10:02 - 19.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës.




Rreth orës 23:30, në një rrugicë të fshatit Novoselë, Vlorë, Eridjon Qarri, 29 vjeç, banues në Novoselë, duke udhëtuar me mjetin e tij Renault me targë AA 497 LF është përplasur me mjetin tip Alfa me targë AA 849 HF, me drejtues shtetasin O.N., 28 vjeç, banues në Novoselë.

Si rezultat i përplasjes kanë mbetur të dëmtuar një vajzë dhe dy gra A.N., 24 vjeçe, S.A., 44 vjeçe dhe V.H., 43 vjeçe, të treja me banim në Novoselë.

Pas marrjes së ndihmës së nevojshme, të dëmtuarat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Qarri u vu në prangat e policisë si i dyshuar për ngjarjen, ndërkohë që për veprime të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.